Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës më 15 nëntor

Shko poshtë

Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës më 15 nëntor Empty Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës më 15 nëntor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 17, 2009 1:37 am

Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës më 15 nëntor

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka caktuar 15 nëntorin si datë në të cilën do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.


Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës më 15 nëntor ---zgje
Vendimi i Presidentit vjen pas dy konsultave të përbashkëta që ai ka realizuar me të gjitha partitë politike, si dhe pas takimeve veç e veç me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike.

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor, që është e diela e tretë e muajit.
Vendimi është shpallur të martën nga Presidenti Fatmir Sejdiu, pas takimeve konsultative që ai ka zhvilluar javëve të fundit me gjithë spektrin politik në Kosovë.
Partitë në opozitë kishin kërkuar që zgjedhjet të mbahen në tetor, ndërkohë që dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës kishin preferuar nëntorin, pa dhënë ndonjë datë të caktuar.
Gjashtë partitë opozitare, AKR, LDD, AAK, ORA, PD dhe PSD, në një mbledhje të përbashkët javën e kaluar i propozuan zyrtarisht presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor, duke e konsideruar si kohën më optimale.
Në një marrëveshje që e kanë nënshkruar këto subjekte theksohej se kjo ishte koha më e mirë për organizimin e zgjedhjeve lokale, për shkak se edhe moti premton një dalje më të madhe të votuesve në zgjedhje.
Sipas opozitës, nëse zgjedhjet lokale mbahen në gjysmën e dytë të tetorit, rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave, që Ligjit për Zgjedhjet Lokale duhet të mbahet katër javë pas rrethit të parë, do të mbahej në gjysmën e nëntorit.
Përfaqësues të opozitës kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e “bojkotimit” të procesit zgjedhor nga votuesit. Në zgjedhjet e 2007-ës kanë marrë pjesë vetëm 42 për qind e votuesve.
Ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, më herët kishin përmendur “fillimin e nëntorit” si datë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por nuk kanë propozime konkrete.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve “jo më pak se katër muaj dhe jo më shumë se gjashtë muaj” para skadimit të mandatit të institucioneve në fuqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi