Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagime: Zgjedhjet lokale serbe -ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Shko poshtë

Reagime: Zgjedhjet lokale serbe -ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës Empty Reagime: Zgjedhjet lokale serbe -ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 7:49 pm

Reagime: Zgjedhjet lokale serbe -ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës



Në Graçanicë dhe në Gorazhdec, janë hapur vendvotimet për, siç thuhet, zgjedhjet lokale të serbëve për komunat Prishtinë dhe Pejë. Këto zgjedhje, që i organizon qeveria serbe, nga institucionet e Kosovës konsiderohen jolegjitime, ndërsa rezultatet e tyre nuk do të jenë të vlefshme dhe nuk kanë kurrfarë fuqie politike. Lëvizja Vetëvendosje dhe analistët e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
Derisa Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këto zgjedhje janë edhe një pseudospektakël i Serbisë në Kosovës, duke i konsideruar ato jolegjitime, Lëvizja Vetëvendosja ka akuzuar sot lidershipin e vendin që ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Aktivistët e kësaj lëvizjeje në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera të Kosovës kanë ngjitur posterë ku shihet kryeministri Thaçi, një kuti votimi me shkronja cirilike dhe në fund mbishkrimi “Bëhu pjesë e së ardhmes”. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se “heshtja dhe pasiviteti i shtetit të Kosovës është leje dhe inkurajim për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë”.
“Nuk mund të jetë edhe Kosova sovrane edhe të mbahen zgjedhjet e Serbisë. Dikush po gënjen. Është e qartë kush – krerët politikë të Kosovës, të cilët reagojnë vetëm atëherë kur iu cenohen bizneset apo iu rrezikohen votat, por jo edhe kur cenohet a rrezikohet Kosova”, ka deklaruar Kurti.
Drejtori i Qendrës për studime të sigurisë, Ramadan Qehaja, thotë se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është që të destabilizojnë situatën politike në Kosovës dhe përmes tyre Serbia dëshiron të tregojë se ne nuk jemi shtet që mund ta refuzojmë një gjë të tillë.
“Kësaj here, d.m.th., pas pavarësisë së Kosovës, pas aprovimit të Kushtetutës, ne është dashur në një mënyrë, si shtet, t’i tregojmë dhëmbët, kushtimisht të them, dhe të mos lejojmë që të mbahen këto zgjedhje. Së paku të tentojmë të mos lejojmë të mbahen këto zgjedhje. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur, pse nuk ka ndodhur është çështje e lidershipit tonë”, ka deklaruar Ramadan Qehaja.
Qehaja shprehet edhe kundër deklarimit të policisë se nuk do të bëjë sigurimin e këtyre zgjedhjeve. Ai vlerëson se policia do të duhej që në këto dy enklava të shtojë masat e sigurisë, që të mos të ndodhë diçka e papritur e që mund të ketë pasoja në situatën e tërësishme të sigurisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi