Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 1:05 am

Të (mos) jesh shqiptar (Video)


Të (mos) jesh shqiptar (Video) Largea_mavrova-maqedoni1427750597


Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë po rikthehen në vëmendje. Ka prej tyre që po pranojnë rrënjët shqiptare, të tjerë jo. Të çarë e përçarë me shqiptarët muslimanë, ata u asimiluan duke krijuar një identitet tjetër nga ai shqiptar, e duke u deklaruar në masë dërrmuese maqedonas. Mes tyre edhe Mavrova, një zonë turistike kaq shumë e njohur, që fsheh pas gjurmët e rrënjët shqiptare, që pavarësisht asimilimit nuk janë zhdukur.
Reka e Epërme, jo larg Dibrës së Madhe dhe dikur pjesë e natyrshme e saj, ka pasur fshatra të shumtë, të cilët - sipas të dhënave të kohës së Perandorisë Osmane, por edhe ato më të vona - në masën 80 për qind jetoheshin nga shqiptarë të besimit ortodoks dhe atij musliman.
Fillimisht bullgarët e më pas serbët vijuan skemat për asimilimin e këtij komuniteti. Gjithçka vazhdoi në shekullin e XIX, u ndal disa kohë për shkak të Luftës së Dytë Botërore, dhe mori trajtë të plotë e të dhunshme sidomos pas krijimit të Jugosllavisë, ose më saktë pas prishjes së Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës me Jugosllavinë e Titos.
Presioni i vazhdueshëm, dhuna në ndryshimin e mbiemrave, shkollimi i detyrueshëm vetëm në gjuhën sllave, e më pas edhe joshja me mënyra të ndryshme, çuan në një proces asimilimi dhe largimi masiv. Kjo ishte e vetmja zgjidhje për këtë zonë të thellë por me zemër të madhe, që përballoi shumë mbi kryet e saj, duke nisur nga humbja e detyruar e identitetit kombëtar.
Sot, masa dërrmuese e fshatrave të Rekës janë të zbazëta, pasi shumica e banorëve janë larguar. Mes tyre, vetëm Mavrova vazhdon të ruajë ritmin e jetës, e kjo vetëm falë turizmit.
Parku kombëtar i Mavrovës, i shpallur i tillë në vitin 1949, shtrihet në një hapësirë të gjerë, ku natyra e paprekur ofron bukuri të rralla, me florë dhe faunë mjaft të pasur, siç në të gjithë Rekën e Epërme. Banorët të flasin në masë dërrmuese shqip, edhe pse nuk pranojnë të jenë të tillë.
Shqiptarë në rrënjë, me gjuhë shqipe, dhe jo shqiptarë sot, edhe pse gjuha është po aty. Për kamera të hapur nuk bëhet fjalë, gjithçka duhet bërë në fshehtësi.
Mjafton një kredhje bizneseve të zonës, për të kuptuar e për të prekur të vërtetat e tyre, sigurisht jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Edhe pyetjet duhet të jenë të kujdesshme, ose më mirë duhet të duken sa më natyrale, për të mos lënë asnjë hije dyshimi.
Ndarja fetare ka qenë ajo që ka ndikuar më shumë. Makineria e propagandës ka dhënë rezultatet e saj. Shumica e banorëve të flasin në gjuhën shqip, ka të tjerë që dukshëm të kuptojnë, por nuk duan të të përgjigjen. E pavarësisht kësaj, shqipja pasohet natyrshëm brez pas brezi, edhe pse shkolla nuk ka pasur kurrë, apo banorët detyroheshin dhunshëm të mos flisnin as rrugicave të fshatit gjuhën e tyre.
Të (mos) jesh shqiptar (Video) Mavrova_panoramic_summer-1
Parku kombëtar i Mavrovës
“Këtu kemi të ndryshëm, ka dhe shqiptarë, ka edhe serbë e bullgarë, të përzier janë. Por flasin edhe shqip, flasin. Nuk ka Rekë, janë ngritur dhe kanë shkuar nga qytetet. Ka qenë njëherë, tani është zbrazur krejt”, thotë një banor.
Për të gjetur Rekën, Mavrovën e dikurshme, mjafton të shikosh fotografitë e vjetra. Dasmat karakteristike, luftëtarët, banorët e këtyre zonave, e gjithçka tjetër që flet për identitetin e tyre, përmes veshjeve e traditave të shumta.
Sigurisht ka kaluar kohë që nga kryengritja e 1913-s, që vinte si pasojë e shkëputjes nga toka amë. Një kryengritje që nisi nga Dibra, e arrinte deri në malin e Prishtinës, të Manastirit, Velesit, Gostivarit, Strugës e kështu me radhë. Ishte 26-28 shtatori i atij viti, kur luftimet më të ashpra do të bëheshin pikërisht në Mavrovë e Kërçovë, ku trupat kryengritëse morën gjithçka nën kontroll, duke kërkuar bashkimin e menjëhershëm me Shqipërinë, çka tregohet edhe në dokumente të shumta të Arkivës shqiptare të Shtetit.
Mëse 102 vite më pas, shumëçka ka shkuar, është shuar, është mbuluar, ashtu si mjergulla që duket sikur do të përpijë gjithçka, edhe historinë.
Në Mavrovën e sotme nuk ka më asgjë të dukshme, që të lidh me identitetin e shkuar. Askush nuk tregon, askush nuk flet, askush nuk kërkon të thyejë realitetin e imponuar.
“Moti sot nuk është mirë. Se kur është i mirë, është tjetër gjë. Mjegulla ka rënë tashmë dhe nuk mund të shohësh liqenet”. Shumica, nëse i pyet për gjuhën, të përgjigjen shkurt. “Po, e di, e kam mësuar”.
Mjafton pak, për të kuptuar kaq shumë, e për të ndjekur përmes tyre gjurmët, që të çojnë te të vërtetat. Të vërteta, që s’kanë lidhje me nacionalizmat e sëmura, e aq më pak me thirrje për urrejtje, por thjesht dhe vetëm me historinë, atë histori që e kanë bërë njerëzit e këtyre zonave, e që është e dokumentuar dhe faktuar kudo, edhe pse nuk pranohet.
Përtej përpëlitjeve të sfilitura të politikës shqiptare në Maqedoni, një punë të jashtëzakonshme me këtë komunitet po bën sot shoqata “Josif Bageri”, që ka nisur të shkundë atë që dukej e humbur kohë më parë. Atë që, megjithatë, flet ende kudo, edhe në Mavrovë, gjuhën shqipe.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:22 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 1391514_1816382658586109_3249092623316975477_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:24 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 10917330_822308271185244_9220352823546772247_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:27 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11080954_931004140263230_1185088478776885801_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:29 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 10353720_930719690291675_6833405539125274055_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:30 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11070521_927322903964687_3298376812333001638_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:30 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 10986814_926549760708668_7319878813106427436_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:32 pm

Tom Malsori merr me qera nje helikopter né itali per trasportimin e Edi Rames nga shkodra per né vlore me rastin e mbylljes sé fushates elektorale. " Partia tende tè arreston, partia tende tè fut né burg dhe partia tende tè pushkaton...." 

Enver Hoxha.


Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11018580_925831924113785_7764575069623343090_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:33 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11011005_922818644415113_8572479700356372203_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:33 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 13483_921920677838243_1176551792490208862_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:35 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11050230_919437134753264_5584873792994452662_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:36 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 10428017_918980411465603_1006067365141125020_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:37 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 10297616_918515588178752_8893364928056251294_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:37 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11034226_917143028316008_5301411982281581941_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 12:38 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 11037471_916118678418443_4156307333917162418_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 2:22 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 10015635_10201776129393103_1716911010_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 2:22 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 1609887_10201648074871820_631847391_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2015 2:23 pm

Të (mos) jesh shqiptar (Video) 1606931_10201622720477976_403531635_n
Nga të rralët politikane gjermane....

Willy Brandt: Një ikonë politike, nje magnet për njerëzit, një pajtues dhe një vizionar.
Disa e konsiderojnë atë si udhërrëfyesin e një politike globale të paqes. Disa të tjerë si një tardhëtar të atdheut. Ai është shpëtimtari i partisë socialdemokrate gjermane dhe nobelsti i paqes. Për gjermanë, Ai është një ndër personalitetet që kanë përcaktuar qenësisht historinë e pasluftës. Ai asnjëherë nuk hoqi dorë prej kauzës së vet. Ne dhjetor 1970 ai nenshkroi ne Poloni marreveshjen e Varshaves. Ne memorialin per viktimat e kryengritjes se getos se Varshaves ai u gjunjezua - nje simbol ky per politiken e pajtimit. Ky ishte instikti i momentit, qe e nxiti te kryeje nje gjest, permes te cilit ai qe nuk kishte faj personalisht, kerkoi falje per fajin e popullit te tij. Ky ishte gjithashtu nje moment, që dha shkas per vleresimin e tij me çmimin Nobel te paqes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të (mos) jesh shqiptar (Video) Empty Re: Të (mos) jesh shqiptar (Video)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi