Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Artikull i izoluar me Knauf: Të jesh i izoluar, d.m.th. të jesh shqiptar i Ballkanit Perëndimor!

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Artikull i izoluar me Knauf: Të jesh i izoluar, d.m.th. të jesh shqiptar i Ballkanit Perëndimor! Empty Avni Rudaku-Rudi: Artikull i izoluar me Knauf: Të jesh i izoluar, d.m.th. të jesh shqiptar i Ballkanit Perëndimor!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 04, 2010 2:53 am

Avni Rudaku-Rudi: Artikull i izoluar me Knauf: Të jesh i izoluar, d.m.th. të jesh shqiptar i Ballkanit Perëndimor! 17276_252899153495_510038495_4406075_2885091_n
Avni Rudaku-Rudi: Artikull i izoluar me Knauf: Të jesh i izoluar, d.m.th. të jesh shqiptar i Ballkanit Perëndimor!



Izolimi dhe shqiptarët


Izolimi i shqiptarëve në Kosovë është dert i rëndë psikologjik. Izolimi vjen nga mbyllja dhe kufizimi. Të izolohesh do të thotë të mos kesh liri veprimi. Izolimi nuk mund të kuptohet pa kontekst. Nëse nuk mund të dalësh prej një hapësire në një hapësirë tjetër, je i izoluar. Nëse je në burg, je i izoluar në raport me shumicën jashtë grilave që janë më pak të izoluar. Nëse nuk mund të dalësh nga një kontinent në tjetrin, përsëri je i izoluar, por je më i lirë. E vërteta është se në përgjithësi qeniet njerëzore janë të izoluara gjeografikisht, por në krahasim me të gjitha qeniet e tjera njerëzore, shqiptarët në Kosovë, janë qytetarët më të izoluar në rajon, Europë dhe botë, nëse merret parasysh “mundësia për të dalur nga ky izolim”. Madje, fiset primitive në xhunglat e Brazilit, shëtiten prej një cep pylli në tjetrin, dhe kalojnë kilometrazh më tepër se një qytetar kosovar mesatar. Kur i pyet specien më të re demografike të Republikës së Kosovës, të riun kosovar, përkitazi me numrin e vendeve ose qyteteve që ka shëtitur, të vjen keq. Madje, udhëtimet janë të tmerrshme edhe brenda vetë vendit. Parafytyro që shumë të rinj të qytetit të Gjilanit kanë shkuar në Prizren, Pejë, Gjakovë, etj. vetëm njëherë gjatë ekskurzionit shkollor. Madje, kanë qëndruar aty vetëm nga një orë apo më tepër, sipas agjendës së ekskurzionit. Ngjashëm është edhe me të rinjt e Gjakovës, Pejës, Prizrenit, që nuk e kanë vizituar ndoshta asnjëherë qytetin e Gjilanit. Pra, ne jemi të izoluar edhe brenda vetë pjesëve të ndryshme të Kosovës. Ne nuk e njohim as vendin tonë. Nuk kemi shetitur fare. Kemi udhëtuar fare pakëz. Po flasim në gjeneralitet, sepse gjithmonë rregullat e ligjësisë kozmike e fizike na japin leksionin e përjashtimeve. Tani është viti i ri kalendarik 2010, dhe përsëri jemi më të vonuarit në procesin e liberalizimit të vizave në rajon. Vazhdon avazi i vjetër i të izoluarit.


Pasojat e izolimit

Liria ndoshta është vlera më e lartë universale njerëzore, e cila na ndihmon për të kuptuar vetë konceptin e izolimit. Madje duhet pohuar këtu se, vetëm në shekujt e fundit në Civilizimin Perëndimor, liria është institucionalizuar si vlerë e patjetërsueshme dhe fondamentale. Pasojat e izolimit janë të nduarndurshme dhe reflektohen në akordet e proceseve kognitive (njohëse), emocionet dhe ndjenjat, motivacionin njerëzor, aspektin kulturologjik, raportet ndërshoqërore dhe ndërgrupore, e të ngjashme. Ndjenja e izolimit të mbyt lirinë për të menduar dhe për t’u shprehur përtej caqeve të limituara. Madje, izolimi të shtyn të shfaqësh egocentrizëm, etnocentrizëm dhe mungesë vullneti për komunikim me antarët e jashtëgrupeve. Nuk mund të çuditem nga minimi i kozmopolitizmit kantian në Kosovë, kur nuk kemi hapësirë lirie për të përjetuar sadopak të qenit qytetar i botës. Pamundësia e qytetarit të Kosovës për një standard më të qëndrueshëm financiar, pengesat në udhëtim jashtë vendit, e të tilla gjëra, stimulojnë dhe kontribuojnë në kthimin e reminishiencave nostalgjike të autoritarizmit, ideve të mëdha, inicimit të çështjeve të pazgjidhura, rishikimin e gjeografisë ballkanike, kujtesa kolektive për “mollën…”, etj. Dhe në këtë kontekst të izolimit, parimisht do të duhej të flitej për legjitimitet të këtyre ndjenjave politike. Sa më tepër që kalon kufijt e shtetit, aq më shumë e rimendon konceptin e lokalizmave, glokalizmave dhe nacionalizmave. Dalja e shpeshtë dhe hapja ndaj botës, interaksioni fizik e social me terrenin e multikulturalizmit, janë predispozita të një shprese për të ulur ksenofobinë dhe shpërfaqjen raciste. Nuk them dot se vetëm kjo është kusht, por apriori, ka influencën e vet. Po servoj një shembull të izolimit të eskimezve, kur u takuan për herë të parë me evropianët, me ç’rast u kishin thënë këtyre të fundit: “Ne kemi menduar se jemi i vetmi popull në botë!”. Kjo është dëshmi e verifikuar empirike dhe e antropologjisë kulturore se, të të menduarit e tipit të tillë egocentrik vjen si pasojë direkte nga vetë izolimi. Izolimi (iso-njëjtë, ngjashëm) është ngjashmëri, dhe liria nënkupton të shohësh të ndryshmen, alternativen. Joliberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës duhet të bëhet brengë serioze institucionale dhe të fillojmë këtë vit të ri, të punohet pa deklarata, por me projekte të mençura qeveritare dhe me vullnet të mirë politik. Duhet të mendohet për “Ministrinë e integrimeve”. Po ashtu, mos të harrojmë se, Republika e Kosovës duhet të mendoj integrimet në dy drejtime: në planin intraetatist (brendashtetëror) dhe interetatist (ndërshtetëror). Integrimi brenda vetë shoqërisë kosovare, pjesëvë të ndryshme të Kosovës, Veriu i Mitrovicës, e kështu me radhë, duhet të ndodh sa më parë dhe sa më cilësisht politikisht. Pastaj, ose paralelisht, të bëhet reforma në gjyqësi, drejtësi, ekzekutiv, siguri, parlament, shkolla, universitete, administratë, shërbime publike, transport, ndërmarrje ekonomike, rregullimi i kontratës kolektive, kreativiteti institucional, përqasje e re në kulturë, art, etj., për të pritur realisht integrimin në BE dhe mekanizmat relevant ndërkombëtar.


Të jesh i izoluar, domethënë të jesh edhe shqiptar i Ballkanit Perëndimor

Lokalizmi ndoshta është gjunjëzuar më së shumti nga postmodernizmi dhe globalizmi. Të globalizohesh është sa më pak të lokalizohesh dhe sa më shumë që lokalizohesh, aq më rezistent ndaj globalizimit. Epoka e ndryshimeve të mëdha teknologjike, na ka mësuar se izolimi nuk i takon kësaj periudhe aktuale të zhvillimit njerëzor. Madje, izolimi jo vetëm që frenon progresin e zhvillimit shoqëror dhe human, por është vetë regresi. Qeniet njerëzore nuk do të ishin këto që janë, sikur të ishin të izoluara përjetshëm. Ato dolën nga izolimi dhe u bënë njerëzore. Izolimi ishte në diskurs të mendimeve filozofike që moti. Kemi sidomos thënien e famshme në literaturën aristoteliane, në të cilën mplekset se njeriu i vetëm (i zoluar) është perëndi ose egërsirë. Njeriu bëhet njeri vetëm në shoqëri. Asnjë gjurmë të cilësive të karakterit dhe personalitetit njerëzor, nuk gjendej në “njerëzit e izoluar nga shoqëria”, ose “Njeriun dele ose ujk”, të cilët u zbuluan kohën e fundit në disa pjesë të Europës.Të izolohesh është pra jonjerëzore. Të izolohesh domethënë më pak njeri, apo të mos jesh aspak njerëzor. Të izolohesh domethënë më pak njeri, apo të mos jesh aspak njerëzor. Izolimi gjeografik ose politik, është njëherazi edhe izolim kognitiv, për të menduar përtej vlerave dhe normave lokaliste. Të jesh i izoluar, në kontekstin aktual politik e shoqëror, nënkupton të jesh shqiptar i Ballkanit Perëndimor. Pra, të jesh i izoluar, ka kuptimin e të qenit shqiptar! Mjaft keq! Sidomos për shqiptarët!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi