Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gagica: Rugova donte që Milaim Zeka të ishte drejtor i RTK'së, shokët nuk e donin

Shko poshtë

Gagica: Rugova donte që Milaim Zeka të ishte drejtor i RTK'së, shokët nuk e donin Empty Gagica: Rugova donte që Milaim Zeka të ishte drejtor i RTK'së, shokët nuk e donin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2015 2:09 pm

Gagica: Rugova donte që Milaim Zeka të ishte drejtor i RTK'së, shokët nuk e donin


Gagica: Rugova donte që Milaim Zeka të ishte drejtor i RTK'së, shokët nuk e donin Largea_hafiz-gagica1428231975


Hafiz Gagica, ka dalë në mbështetje të deklaratave të Zekës.
Madje, ai ka thënë se Ibrahim Rugova donte që në krye të RTK’së, si drejtor i këtij institucioni të vihej Milaim Zeka, por që shokët e Zekës nuk e donin këtë gjë.


Lexojeni të plotë shkrimin e Hafiz Gagicës:

“Me vëmëndje po i përcjellë mesazhet, komentet dhe reagimet pro dhe contra të intervistës së publicistit Milaim Zeka, i cili ishte dje në emisionin "Komiteti" që u transmetue në RTK dhe foli pa rrotlla në një bisedë të gjatë, i cili ishte shumė i sinqertê ashtu siç e njoh këtu e 30 vjet më para.

Milaimi preku disa ngjarje historike dhe foli për shumë figura politike. Gjithashtu ai preku një kapitull te veçantë historik te periudhës se liderit nacional Ibrahim Rugova etj.
Milaimin e njoh nga janari i vitit 1983, kur erdhi për herë te parë në Stuttgart dhe me atë rast ai udhhoqi një Protestë të përvjetorit te parë të vrasjes së 3 pishtarëve të lirisë Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka të cilët ishin vra nga udbaja jufgosllave me 17 Janar 1982 në untergrupenbach te Gjermanisë!
Milaimi, nga ajo kohë e deri më tani në kontinuitet është i njëjtë, ai mendimin e tij kurrë nuk e fsheh, ndonese shpeshherë i ka kushtue nga fakti që ka folë me kohë dhe e shpreh mendimin e tij hapur dhe pa dorëza.
Milaimi ështê Protagonist i shumė ngjarjeve dhe poashtu i informuar mirë dhe sakt, i njeh shumicën e figurave publike, qofshin ata që janë aktiv apo ata që tani nuk janë fizikisht në mesin tonë. Njihet si kritikues por edhe simpatizues i Rugovës dhe më kujtohet kur ishte në pyetje emërimi i drejtorit të RTK-së, (fjala ështė pas luftë) Rugova ishte për emrimin e tij drejtor, por shokët e Milaimit me sa më kujtohet ishin përgjigj negativisht me idenë se ai êshtë i pa dëgjueshëm.
Me këtë rast e falënderoj Milaimin, që e përmendi edhe periudhën e viteve 90-ta te formimit te grupeve të para të vetmbrojtjes, ndonëse ështė folë për ketë temë dhe ështė shkrue mjaft, por që akoma nuk ështė thënë as për së afërmi e vërteta rreth atyre organizimeve.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi