Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror

Shko poshtë

Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror Empty Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 07, 2015 7:00 pm

Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror 10464318_684820701605197_7112072158359791160_n

NEHAT SHAQIRI



Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror
Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror Largea_islami-personat-q-merren-me-hara-dyshohen-se-jan-t-lidhur-me-njerz-t-lart-shtetror1428421444
Që nga paslufta në Kosovë dukuria e haraçit nuk ka të ndalur. Janë folë e përfol se shumë njërës në emër të politikanëve dhe komandantë të UÇK-së kanë përfituar nga kjo dukuri, duke u thirr në emrat e tyre.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se, haraçi më së shumti i shkon përshtati një grupi apo klani të caktuar të cilët mbahen apo mund të jenë edhe në pushet, por edhe jashtë pushtetit, mirëpo që e kontrollojnë një pjesë të biznesit, dhe ata këto para që i fitojnë përmes haraçit i kthejnë në votë klienteliste.
Sipas tij, është interesant se personat që merren me haraç janë të lidhur me figura të larta shtetërore, e që sipas tij, pa njerëz brenda strukturave të shtetit është e pamundur me funksionu mafia.


“Bota sot”: z. Islami çka do të thotë fjala haraç?

Avni Islami: Fillimisht haraçi e ka gjenezën qysh herët, mirëpo në Itali është tashmë që një kohë të gjatë. I njëjti sistem që është i instaluar në Itali ku funksionojnë familjet e mëdhaja aplikojnë tatimin e dyfishtë, apo haraçin.

“Bota sot”: Por si është tatimi i dyfishtë?

Islami: Tatimi i dyfishtë është që shtetit duhet me ia pagua pjesën që i takon mirëpo një pjesë të fitimit do të iu jepet mafies. Pra ata e kontrollojnë tregun e përgjithshëm.
Mirëpo, çka është interesat tek njerëzim që merren me haraç? Interesant është se po të njëjtit persona janë të lidhur me figura të larta shtetërore. Do të thotë pa njerëz brenda strukturave të shtetit është e pamundur me funksionu mafia.


“Bota sot””: Kujt i shkon më së shumti përshtati haraçi në Kosovë?

Islami: Haraçi më së shumti i shkon përshtati një grupi apo klani të caktuar të cilët mbahen apo mund të jenë edhe në pushet, por edhe jashtë pushtetit, mirëpo që e kontrollojnë një pjesë të biznesit, dhe ata këto para që i fitojnë përmes haraçit i kthejnë në votë klienteliste.

“Bota sot”: Si e shihni sistemin e drejtësisë në Kosovë?

Islami: Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk funksionon tamam si një hallkë zingjirore. Policia e Kosovës mund ta kryej punën e vet ashtu siç duhet dhe siç është më së miri duke bërë hetimin, arrestimin e individëve të dyshuar, ndërsa kur të vjen puna të drejtësia, ajo ka ra. Prokuroria nuk e jep provimin, pasi pjesa dërmuese e prokurorëve të gjykatësve janë të lidhur me mafien.

“Bota sot”: A është instaluar mafia në institucionet e Kosovës?

Islami: Deri me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, politikanët tanë kanë shkuar në derë të mafisë, ndërsa tash nuk ka nevojë të shkohet në derë të mafies, sepse mafia është instaluar në mekanizmat e shtetit. Pra deri me shpalljen e pavarësisë, politikanët tanë, që kanë qenë të lidhur me krimin e organizuar dhe mafien kanë shkuar në zyrat e mafies, ndërsa tash nuk ka nevojë që mafia të shkon në zyrat e politikanëve për arsye se, politika e Kosovës udhëhiqet mbi parimet e krimit të organizuar.

“Bota sot”: Kush mund t’i thyej barrierat e haraçit?

Islami: I vetmi mekanizëm i cili mund t’i thyej barrierat në Kosovë është Prokuroria me Gjykata. Pra, përderisa Prokuroria dhe gjyqësia janë nën ndikimin e politikës Kosova do të vazhdoj këtë trend. Pse? Prokurorët dhe gjykatësit po zgjidhen në baza partiake dhe në bazë të interesit të grupeve të caktume. Pra, Prokurori i Kosovës kur të flet duhet me u dridh prej Presidentes, kryeministrit, ministrat e deri te nivelet më të ulëta. Ndërsa sot nuk në Kosovë nuk është në gjendje me u zgjedh kryeprokurori i Shtetit për arsye se duhet të jetë njeri i afërt me politikën.

“Bota sot”: Kush duhet ta luftoj dhe si dukurin e haraçit?

Islami: Për të luftuar dukurin e haraçit duhet së pari të zgjidhet kryeprokurori i Shtetit, pra të zgjidhen njerëzit e besueshëm, njerëz që nuk janë të aftë me politikën edhe njerëz që nuk janë emra të përmendur apo të etiketuar, pra të vijnë njerëz të rinj që nuk janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.
Pa një Prokurori të shëndosh nuk luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe haraçi. Pra edhe gjykatësit janë bërthama që i lufton këto. Pra prokuroria e shëndosh i hap rastet, i ndjek sipas detyrës së tyre dhe gjykata e jep verdiktin final.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi