Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë

Shko poshtë

Isa Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë Empty Isa Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2015 1:52 pm

Isa Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë
Isa Mustafa: Problemet të zgjidhen në institucione, jo në rrugë Largea_mustafa-thaci-980-15prill1429088247
Foto Bota sot


(E plotësuar) Krerët e institucioneve të vendit vazhdojnë të kërkojnë nga opozita që të gjitha problemet t’i zgjidhin në institucione dhe jo në rrugë. Kur po ofrohet protesta e 18 prillit, drejtuesit e Qeverisë kanë theksuar se kjo është një tendencë për të marrje të pushtetit me dhunë dhe tendencë për të krijuar tensione në kohën kur pritet të themelohet Gjykata Speciale.
Madje, ata në mbledhjen e Qeverisë u kanë dërguar porosi partive opozitare se pushteti merret me votë të popullit në zgjedhje të lira dhe demokratike, e jo me revolucione proletare.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Kosova ka probleme sikurse edhe vendet tjera, ndonëse janë më specifike, por ato duhet zgjidhur përmes rrugës institucionale dhe jo përmes rrugës.
“Ne mendojmë se këto probleme duhet t’i zgjidhim në institucionet e Kosovës, përmes ministrive përkatëse, përmes Qeverisë, përmes Kuvendit dhe nuk ka asnjë arsye të kërkohet në rrugë dhe jashtë institucioneve të Kosovës. Sepse këtë shtet e kemi ndërtuar me qasje institucionale dhe përkrahje të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, kjo përkrahje do të jetë në forcimin e institucioneve tona, në forcimin e besimit, sidomos për fushat vitale të cilat mbështesin zhvillimin ekonomik siç është sektori bankar, siç janë gjyqet, dhe institucionet gjyqësore të cilat në të ardhmen do të jenë me efikase në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore edhe ekonomike edhe të qytetarëve dhe në luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.
Edhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi tha se paralajmërimet dhe tendenca për të krijuar tensione dhe për të sulmuar institucionet e pavarura, përçojnë një mesazh të keq për Kosovën. Madje sipas tij, kjo po bëhet për të krijuar tensione kur pritet të themelohet Gjykata Kushtetuese.
“Realizimi i të drejtave politike mund të bëhet përmes procesit të rregullt demokratik zgjedhor, e jo përmes shantazheve, kërcënimeve apo përpjekjeve të dhunshme për marrjen e pushtetit.
Paralajmërimi apo indiciet paralajmëruese për protestë violente është mesazhi më i keq për aktualitetin politik e institucional e euroatlantik të Kosovës. Duhet të flasim drejtpërdrejtë pikërisht këto ditë kur pritet edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese për Gjykatën Speciale të krijohet një situatë tensionuese në Kosovë, është përpjekje për të mos pasur sukses Kosova në këtë proces që kemi dhënë si garancion edhe Kuvendi i Kosovës, për partneritet me BE-në dhe SHBA-në dhe këtë proces ne nuk duhetta marrim si ndëshkim apo si bllokim për shtetin e Kosovës por si përparësi dhe ecje përpara”, tha Thaçi.
Madje, sipas tij, marrja e pushtetit bëhet me votë dhe jo me metoda të revolucioneve proletare.
“E theksoj edhe një herë, ne kemi mbajtur zgjedhje fer të lira demokratike, transparente të vlerësuara lartë nga i gjithë spektri politik, të pranuara si rezultat zgjedhor, të vlerësuara nga bashkësia ndërkombëtare, kemi ndërtuar institucionet legjitime, funksionale dhe duhet kuptuar të gjithë se pushteti duhet të fitohet me votë legjitime, popullore, jo me metoda të revolucioneve proletare”, u shpreh ai.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Mustafa foli edhe për nënshkrimin e kontratës për investimet në Brezovicë, për të cilën tha se është një hap i cili flet se po kthehet besimi i investitorëve të jashtëm në institucionet e vendit.
“Përgëzoj gjithë akterët që kanë punuar deri me tani në përgatitjen e kontratës lidhur me investimet në Brezovicë, që do të hap mundësi të mëdha zhvillimore edhe për turizmin edhe për punësimin e njerëzve jo vetëm në atë pjesë por edhe të tjera. Sepse është një fushëveprim që ligj shumë sektor të veprimtarisë dhe kjo flet se ne ngadalë po fitojmë besimin e investitorëve të jashtëm me ardhjen e tyre në Kosovë. Shpresoj se me masat që po marrim tani të arrijmë të sjellim edhe më shumë investitor, si me masat që kemi marr në fushën e politikave fiskale, ashtu edhe fushat të cilat do t’i marrim me tutje në zgjidhjet me të mira që do t’i bëjmë përmes kornizës ligjore”, theksoi kreu i Qeverisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje u miratuan edhe disa projekt dokumente, rregullore dhe akte të tjera. Ndër to u miratua edhe vendimi për zgjatjen e afatit të patentë shofereve dhe strategjia për kontrollin e brendshëm financiar.
http://botasot.info/kosova/393698/isa-mustafa-problemet-te-zgjidhen-ne-institucione-jo-ne-rruge/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi