Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VULLNET MATO:DY VËLLEZËR TË RRALLË – DY BURRA FTERRE

Shko poshtë

VULLNET MATO:DY VËLLEZËR TË RRALLË – DY BURRA FTERRE Empty VULLNET MATO:DY VËLLEZËR TË RRALLË – DY BURRA FTERRE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2015 3:14 pm

VULLNET MATO:DY VËLLEZËR TË RRALLË – DY BURRA FTERRE 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_n

VULLNET MATO:DY VËLLEZËR TË RRALLË – DY BURRA FTERRE



VULLNET MATO:DY VËLLEZËR TË RRALLË – DY BURRA FTERRE 11136726_1571489793119339_7963583322584575293_n
 
 
BARDHYLI ME SHPIRTIN E BARDHË
 
Bardhyli, me shpirt njeriu të bardhë,
çel para teje bardhësinë, si luledele.
Sa herë i shkon afër, apo të vjen pranë,
zgjat dorën e të dhuron një karamele.
 
Pas karameles tipike me aromë kafe,
ai ndez cigaren mikeshë të krijimtarisë,
dhe interesohet zakonisht me pak llafe,
për shëndetin e njerëzve të shtëpisë.
 
Fjalët e dyta i ka për Fterrën e dashur,
dhe pyet nëse prej saj të shijon pak raki,
nga shishet e vogla që mban për të qerasur,
në çantën mbushur me rrëfime për fëmi.
 
Ky fisnik zemërbardhë, ashtu siç ka emrin,
ka nxjerrë nga duart dhe mendja e ndritur,
mijëra nxënës, përhapur në të gjithë vendin,  
dhe dhjetëra libra për t’i bërë fëmijët të ditur.
 
Bardhyl Xhama “mësues i merituar” fterriot,
bir mësuesi dhe përhapës i palodhur drite,
nuk po ndalet së shkuari, as sot dhe as mot,
sa t’i fosilizohet dora mbi shkrime ndër vite...


 
AGRONI QË BËN MREKULLIRA
 
Se si një ekonomist, në vjeshtën e pensionit,
arrin të pushtojë maja shkencore të vështira,
dhe bëhet mjeshtër i përdorimit të elektronit,
për t’u krijuar njerëzve lehtësi me mrekullira,
 
Këtë, në mënyrën më konkrete e dëshmon,
burri që u është ngjitur lartësive kompjuterike,
pararendësi virtual, me emrin e mbretit Agron,
që u bë i nderuar përmes valëve elektronike.
 
Ai krijoi rrjetin e informimit masiv, për fterriotët,
dhe gazetën e mërgatës fterriote, të shpërndarë,
nga Guri i kuq, në Tiranë, e në çdo skaj të Evropës,
gjer në Amerikën e largët me emigrantë shqiptarë.
 
Ky komuniteti i madh, brenda ditës informohet,
kush lind, kush vdes, e kush bën dasmë zakoni,
urojnë gëzimet familjare e në dhimbje bashkohen,
si banorë të një lagjeje gjigante prej elektroni.
 
Meqënëse, nga intuita e nxitur prej kuriozitetit,
apo mbiemri i mistershëm “Xhama”, trashëguar,
u lidh fort me xhamin e monitorit të internetit,
Agroni meriton në vendlindjen e tij të paharruar,
 
Të përjetësohet në një monument vezullues prej qelqi,
për të reflektuar rrezatime drite brigjeve me korije,
qysh nga rrezet e para diellore, në agun e mëngjesit,
derisa shtatorja të xixëllojë natën nga hëna dhe yjet...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi