Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtare: Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shteti

Shko poshtë

Zyrtare: Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shteti Empty Zyrtare: Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shteti

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2015 7:35 pm

Zyrtare: Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shteti-it


Zyrtare: Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shteti Largea_lume1429631076


Aleksandër Lumezi është dekretuar sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Lajmin e ka konfirmuar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga permes rrjetit social Facebook. Jahjaga ka shkruar: "Dekretova z. Aleksandër Lumezi Kryeprokuror të Republikës së Kosovës. Na presin shumë punë për ta konsoliduar sundimin e ligjit prej të cilës varet e ardhmja e vendit tonë".
Pas një procesi të stërzgjatur, njëvjeçar, të ndikuar nga klanet dhe politika, Aleksandër Lumezi ia ka arritur të fitojë betejën që, siç ka thënë ai, do t’i jep fund ndikimeve të të gjitha llojeve mbi Prokurorinë e Republikës së Kosovës.
Lumezi, i lindur më 1964, në Prizren, ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku po ashtu ka dhënë edhe Provimin e Jurisprudencës.
Ai është i biri i avokatit Nikë Lumezi, ish kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 1989, dy vjet, ka filluar punën si praktikantë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, por më pas ka punuar në zyrën e avokatisë së babait të tij në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi