Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto)

Shko poshtë

Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Empty Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 23, 2014 1:05 am

Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Largea_20140223_ukraine_hp-slide-la7i-jumbo1393103422
Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto)
Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Julia%20lirohet1
Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Julia%20lirohet2

Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Julia%20lirohet2

Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Julia%20lirohet5
Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Julia%20lirohet6
Parlamenti ukrainas ka votuar pasditen e së shtunës për shkarkimin nga detyra të presidentit Viktor Yanukovych, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 maj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave pro shkarkimit votuan 328 deputetë nga 387 që ka Parlamenti ukrainas.
Vetë Yanukovych deklaroi pak më herët se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe i cilësoi ngjarjet në Kiev si një “grusht shteti”. Yanukovych tha se ai është një president legjitim dhe se nuk ka ndërmend të lërë as Ukrainën dhe as presidencën.
“Ngjarjet në Kiev janë vetëm vandalizëm, banditizëm dhe një grusht shteti. Ndërsa votimet e bëra të premten në Parlament janë ilegjitime”, tha presidenti në një intervistë të transmetuar nga televizioni publik ukrainas pak pas orës 16:00, me orën lokale.
Yanukovych theksoi se i duhet të mbrojë njerëzit dhe se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Stacioni televiziv njoftoi se presidenti aktualisht ndodhet në qytetin lindor të Kharkivit, në afërsi të kufirit me Rusinë.
Ndërkohë, po të shtunën është liruar nga burgu edhe rivalja e Yanukovych, ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko. Korrespondenti i BBC raportoi se e ka parë lideren e opozitës të largohet në bordin e një makine pas një vizite në spitalin e burgut.
Një marrëveshje u arrit të premten mes Yanukovych dhe liderëve të opozitës, por protestuesit vijuan edhe të shtunën manifestimet duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke ecur të pa bezdisur drejt rezidencave personale dhe zyrtare të kreut të shtetit.
Përveç një vote kundër nga 387 deputetë, në Parlamentin ukrainas u votua një ditë më parë në kuadër të marrëveshjes në favor të rivendosjes së kushtetutës së vitit 2004, e cila redukton pushtetin e presidencës, si dhe të lirimit të protagonistes së Revolucionit Portokalli.
Lirohet Yulia Tymoshenko, Yanukovich në arrati: Është një grusht shteti (Foto) Julia%20lirohet7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi