Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenofon M. Dilo: I persekutuari

Shko poshtë

Ksenofon M. Dilo: I persekutuari Empty Ksenofon M. Dilo: I persekutuari

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 18, 2009 2:17 pm

I PERSEKUTUARI

“Sado e gjatë të jetë nata, përsëri nuk pengon dot Diellin të lindë” Etien Dilo.

Nga Ksenofon M. Dilo

Shquan mes gjithë atyre burrave Ai atje, me floke të bardha,me ate fytyre te hijshme fisnike.. Njeri i përsosur eshte , nuk mund ta çmosh ndryshe veç , shqiptar i vërtetë, i PERSEKUTUAR ! .Né botën e shpirtit të Tij jeton SHQIPTARIZMI dhe,çka jeton né botën e shpirtit nuk vdes kurrë.
Ecën Ai dhe, né rrugët e jetës shikon rrugën e përjetësisë.Ka një përvojë shumë të pasur né kënd-vështrimin njerëzor. Për të asnjë sakrificë nuk është e madhe .Edhe né çastet më të vështira ,nuk e humbet kurrë ndjenjën e humorit. Shumë lart ngre shpresën .. Ka kërkuar ,qysh herët të integroi né shkallë kombëtare makinën demokratike Eshtë kundër luftës(sé klasave) që sajohet për të aplikuar gënjeshtrat.,mashtrimet Pesha që mban –historia çnjerëzore..Ajo shënon mbi ballin e Tij ato rrudha që janë dhe dëshmimtarë të mundimit , të dhimbjeve.,të vuajtjeve.
Vuajtjeve që , ja shkaktoi një industri vampiresh e , s’ka libër tja shkruaj!..Realiteti i tij habit ata që ja shkaktuan , ata që ferrin e bënë realitet ..”Rreziku dhe e keqja –thotë mënçuria zagorite- njeriun e provojnë” se, nuk mjafton dituria,zotësia duhet edhe vuajtja,që e njeh dhe më mirë njeriun ! Kjo ,e lartëson të persekutuarin mbi të tjerët . Kjo madheshti po të mos kish hequr e vuajtur nuk do të ish né të tillë lartësi.Pa dhimbje,,pa vuajtje nuk ka njeri me kuptimin e plote të fjalës që,të quhet-i madh! “ Njerëzimi nuk e përshëndet si të madh atë njeri ,që nuk ka fituar edhe duke vuajtur.”.Kjo,shpjegon dhe hijet e dyshimit që hedh populli i ynë mbi të përkëdhelurit e komunizmit…
Dhe ja, rron tani i persekutuari né një kohë,ku shtresa komuniste ka marrë frenat dhe ka nisur sulmin kundër atdhetarëve të ndershëm të bëjë ç’u pjell mëndja prej satanai të kuq . Zhurmusët kërkojnë të bëjnë lavazhin e mëndjeve..Njerëzit shumë të zhgënjyer nga premtimet.
.Besim ka ,që duhet ta kalojë këtë trashgimni shkatërruese.”Jeta është luftë,dhe lufta na kërkon të jemi të fortë”-thosh ,” rilindasi më i ri”JANi DILO( që lëftoi për SHQIPERI të plotë e Demokraci e,kjo nuk vdiq me Të.).
Ndjen i persekutuari se, ka dritë né fund të tunelit. .Kurajua e shoqëron gjithnjë .Idealet kombëtare ,janë bërë një me shpyrtin e tij. Po i shquan ,dhe një veti ë veçantë: është njeriu që di të të dëgjojë.
Gjën ajër të pastër te demokracia ,te Europa. Besim , te vitaliteti i popullit tonë ,te shqiptarizmi. Shpresë te Amerika.
Me gjithë këto ,ka dhe nje semundje!..Një semundje të stisur nga te magjepsurit e kulle se kuqe.. që,përmblidhet në kombinacionin e këtyre shkronjave : I DEKLASUAR ! Mbushur me ngjarje padrejtësie të jashtë-zakonëshme tërë jeta e Tij !... Ai , një Madhështi né dhimbje !
..Jeta! ja e fshehta e tij.. Eshtë i gjallë e do jetën dhe , jeta e do shume Atë. Fiton njeriu pranë tij entusiazmin. Një histori të tërë mëson nga një bisedë e rastit,nga një ndodhi që është -si ta them –si një lule e tharë midis fletëve të një libri.
Ajo që të emocionon më shumë,përcjell gjithnjë të mirën nga njeri tek tjetri :do që të keqen ta mundi më të mirë që,Shqipëria të jetë e vëllazëruar”Jetoj-thoshte i biri i Ilia Dilo Sheperit,Margariti,dalë nga burgu torturuar mizorisht,jo që të lë të tjerët të rrojnë por,ti ndihmoj të jetojnë”Mbi te gjitha për Të- SHQIPERIA.“Mos më pyet kush më ka bërë keq né jetë – i tha të birit ,i persekutuari përmetar K. P. ndodhur né shtratin e vdekjes- po pyetmë kush më ka bërë mirë,që të mos turpërohemi” Testament shpirtëror që,vitet kalojnë dhe trashgimnia mbetet e pavdekëshme : Meraku- shqiptar sa më i mirë. Edhe pse i rrezikuar aq shumë për jetën ,torturuar keqas né kala të Gjirokastrës nga shovenistët..,me zë të lartë ju përgjegj gjykatësit,..Male Dilua, çfaqi dashurië për SHqipërinë:”Dua Nenen pastaj Njerkën”-tha i biri i Ilia Dilo Sheperit, né atë gjyq ushtarak (né Gjirokastër !941-) ku,vlonte gjysëm e lekut.(veç. ..në 1oo vjetor Stalini do linçohej si “armik populli”..,që”nje Zagori të tërë kish ndihmuar dhe Zagoria nuk e mbrojti dot një burrë të tillë!” Ndersa e shoqja e tij ,ne fillim pluralizmi ,né përvjetor Lenini ,do përjetonte “vrasjen më makabre né Shqipëri”(gazeta Koha Jone) gjaku i saj akoma i patharë te pragu i i shtëpisë I. D.SHeperit. se, padrejtësia kaloi zenithin e saj..kriminelët i lë te lirë si dhe né vrasjen makabre të Leusës Përmetit,lufta e klasave vazhdon.,veçanërisht drejtësinë shkatërron.)
Shqiptari e ka në natyrë të trasmetojë të vërtetën e pëlqyeshme i bindur se,,”sado e gjatë të jetë nata ,nuk e pengon dot Diellin të ndriçojë “ Ai, keq nuk i bën askujt ,.llumi komunist po,vazhdon të kundërtën!
A thuaj se dita është të hidhet baltë mbi vyrtytet shqiptare që aq nder i kanë bërë e bejnë shoqërisë njerëzore?!
Flet jeta !.. dhimbja nuk është e maskuar …
Veç,asgjë nuk e bën më të mirë një njeri sesa një zëmër e ndriçuar si e Persekutuarit . Edhe nga një çfaqje spontane mund të kuptosh sa rëndësi ka Shqipëria për të!
Fiton krenari kur sheh që, për qëllim te madh ka demokracinë e vërtetë ,vëllazërimin né Shqipëri. I përpiktë né kohë,ka ndjenjën e detyrës karshi Atdheut. Me dëshirë ofron ndihmën për të tjerët, Me dashuri kujton të ,mirin me dhimbje të ligun!Gjithnjë i pëlqen të dëgjojë njerëzit të flasin né shumës.
Ndoshta mund të thotë dikush,nga që jeta i kaloi : biruca, kampe,internime, hetusira dhe të gjitha peripecitë nuk ishin vetëm të “një njeriu” Mëndja ma do që dinjtozë si të persekutuarit nuk e kanë ndjerë kurrë veten të vetmuar né ç’farëdo që mund tu ndodhë,ndaj s’i thotë kurrë goja “UNE”,por vetëm “NE”.,këtij shpirti të mrekullushëm që lufton për nderin e Njeriut.,për nderin e Shqiptarit. Pastaj ,dhe një investim burrëror ky,trimi nuk i tregon plaget e tij , koha kërkon soliden ATDHEU MBI TE GJITHA! Né shekuj shqiptari ka lidhur DHE- U-n , me dy emrat më të shtrënjtë të jetës sé tij: AT (DHE) e MEME(DHE) e, sot guxojnë ta quajnë –“ish pronari”?!..ata që i rrëmbejnë tokën
Lumtëri më të madhe né jetë ,ndëgjon të thotë,nuk ka se. sa“zëmra e pastër shqiptare,.” Thellë e prekin pionierët idealistë. Ata , sakrifikuan jetën e tyre personale që, shqiptari të jetë i denjë e me të gjitha të drejtat. Duken si çaste të burgosura gëzimi kur, shikon dënohen me heshtje dhe demokratë të vertetë personalitete të shquara si Isuf luzi,Jani Dilo,Hasan Dosti,Vasil Andoni, Thoma Orolloguaj ,Nexhat Pëshkëpija , ,etj,etj që dëshiruan për pak çlodhje,pushuan sé dëshiruari gëzimet e jetës,dërguan fëmijët e tyre,të afermit né rrugët e hidhura të internimit e ,të pavdekshëm u bënë se,nuk ju trëmbën vdekjes. Po ashtu, strategë të luftës si Jani Dilo e Hysni Lepenica , çmos bëhet të lihen né harresë! Jo se,kane nevojë Ata për lavdi po,Atdheu ka nevojë për Ta!
Pjesëza tronditëse të jetës ka edhe pronën që, nuk shkon te i zoti,drejtësia vret drejtësinë për të persekutuarin, dhe, guxohet të mbahet gjallë një luftë kundër shqiptarit. Luftën që nuk paska të pushuar kurrë, lufta e intrigave
Histori e intriges përmbush një synim strategjik,mbasi kuptuan që shpëtuan kokën, të vjedhin e të pasurohen.. ë do duan te zbatohet ligji kur e v j e dh u r a tu bëhet pronë,tani po ,vepron i lirë “maliqi”!.E vërtetë është e hidhur -thekson ipersekutuari- ,për sejcilin që ka gjak shqiptari ,për sejcilin që urren “mrekullitë” e stalinistëve …e.. Shqipëria po ndryshon . Përfundimet integruese janë:
Punë, Jo! Drejtesi JO!
Dhe konstantja nuk lëviz-komunistët luftojnë popullin e tyre! E tërë kjo me formulën:
- Doni Demokraci- pranoni intrigat ! më e çuditëshmja kjo,nga çdo fantazi!
Dhe né këto duar mizore ..pasuria e gjithë për zili !
Dje ish “pasuri e popullit” e,në çastet më të mira makjaveliste betoheshin: “Bar do hamë e parimet nuk i shkelim” Sot na thonë “Ish pronarët” dhe pronarë – vetë Ata,apo shpërblyer kriminelë të sjelle “për zbukurim të fshatit socialist”-me toka- kur,u kryen misionin si né Sheper të Zagorisë. Grabitje të tilla , nuk janë punë amatorësh! Fatura është prerë: krimet kompensohen me krime !


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ksenofon M. Dilo: I persekutuari Empty Re: Ksenofon M. Dilo: I persekutuari

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 18, 2009 2:18 pm

Dje ish “pasuri e popullit” e,në çastet më të mira makjaveliste betoheshin: “Bar do hamë e parimet nuk i shkelim” Sot na thonë “Ish pronarët” dhe pronarë – vetë Ata,apo shpërblyer kriminelë të sjelle “për zbukurim të fshatit socialist”-me toka- kur,u kryen misionin si né Sheper të Zagorisë. Grabitje të tilla , nuk janë punë amatorësh! Fatura është prerë: krimet kompensohen me krime !
C’është kjo katandisje morale ? C’është ky kontradiksion? A nuk do të thotë kjo që,né vetëdijën e tyre s’ka ndryshuar asgjë! A nuk shpjegon që akoma kanë të paralelizuar dhe pikërisht ndergjegjen ! Fantazmat e komunistëve të pushtuar nga dëshira për të qënë komunizmi i pavdekshëm,akoma do lëshojnë hije nëShqipërinë tonë ?!

Drejtësia i thote te keqes –“marshalla” . Përgjakja dhe diskriminimi vazhdon. ..
Bëjnë tani dhe një luftë nervash,..ata që sollën erërat e para të ngricës sé luftës klasore . .. E shkuara do zhduket,gërmadhat sjellin ndalesa,kujtime...Ecën…ndal hapin në gurin kilometrik interesant…aty,ku historia është e gjallë.. sa ,dhe betimi:”Për ZOTIN” apo “Për Abaz ALINe” zëvëndësohej: me, “Për Ideal Partie”. rri e mendon: Njeriu është ai që,ruan dhe i shton thesaret kombëtare,Këta mund të ndërgjegjësohen tërësisht vetëm, kur u kushtojmë vëmëndje të mjaftushme Ndryshe, në vargun e zakoneve .janë mësuar,. të gjëjnë ngushëllim te nevoja për të qënë”kuqo-monark” ! S’ka dyshim kanë frikë nga afrimi i shërimit të sëmundjes(kanseri i kuq)…që u ka pushtuar shpirtin ndaj, sakrifikojnë dy thesarët ë jetës : “të drejtën “dhe “moralin” e,nuk dihet edhe sa gënjeshtra u duhen për të thënë një të vërtetë...kur,virtyti është dinamoja e jetës,dhe” Jeta është provizore-thoshte intelektuali i persekutuar Qirjako Dilo,që te plaget pambarim si familje,vuante më tepër dhimbjet e Atdheut –e vërteta është e përjetëshme.”.
.Klasa(Kasta) politike lë përshtypjen sikur po interesohet për të, i qan hallin të persekutuarit,”derdh lotë” e aq shumë dëgjohen zëra .. po..thjesht llafollogjira-sallatë propagantistike. Të nesërmen dëgjon në parlament: dhe grindje e ulërima ne kupë të qiellit …Kush të çirret më fort !..”lufte me mullijtë e erës” . e vetmja grindje reale e tyre mbetet:”pse ti more pasuri më shume se unë” Njësoj sikur bisha ka ngrënë delen dhe ne dëgjojmë gaunisjen dhe shikojmë ngërdheshjen e dhëmbëve të saj.
.E.. krimi, bërë një debatim triumfal i “forcave të errata”!.Makth i vertetë i pushton kur duhet të ndjekin pistën e viktimave që lënë pas..edhe pse duan të bindin të tjerët si dhe vehten se,akoma jane te zotë të vrasin. Të rrëmbejnë pasurira!. Dhe,drejtësinë e kalojnë né mjet mashtrimi. I tillë është shëndeti mendor enverist.! E tillë eshtë ideollogjia e tyre.”Sa do keq të sillesh me armikun e klasës,përsëri ke bërë pak.”
Ashtu si vyrtyti edhe vesi paska të përpjetat e tij”..Të sfidon me interpretime…Misterjozët nuk I pengon as realiteti,as kopracia e as indiferenca..janë në purgatovin emocional -,Si një mizori korbash hedhur mbi pasurinë e SHQIPERISE dhe të shqiptarit të vërtetë. Shkelin te drejtën e jetës,të drejtat e njeriut dhe,e kanë kthyer Drejtesinë né azil mizorie. Padrejtësie!
Fjalët e thashë e themet i përhapin si zjarri né kashtë …Shqetësim kanë si mund ta freskojnë monumentin e m a sh t r i m i t . E zhveshën nga pronat”ish pronarin”,duan tja heqin dhe personalitetin,një makiazh ky,që ndez motorrët e përçarjes ,me parrullën ç’rrënjos komunizmin dhe.. metamorfoza u vazhdon.:në se, Stalin,Mao ce Duni ,Enveri ndryshonin vetëm nga kapela , këta vërtet e hoqën fare atë. Po,, i Persekutuari,mbeti i Persekutuar! ! edhe pse koka pa kapelë.. zbuluar! .. mbetet,të thonë:”aksioni mbaroi kthehuni né bazë”
.Rezonanca e mjerimit komunist reflekton…Bërë i deklasuari,pjesë e një loje të vështirë pse jo dhe me britma primitive enveriste si ato të gjyqeve speciale të ngjeshura me bindjen e strategjisë komuniste për armikun e klasës. PERSEKUTIM - TJETERSIM – DISKREDITIM ,thuaj se me të plotesojnë vakumin demokratik.!.
Pra,të luftosh komunizmin do të thotë: të luftosh m a sh t r i m i n
Përshpëritin për këtë te e ardhmja…gjurmët e sé shkuarës. edhe pse mund të mendosh se,largohen nga mëndja me atë fjalën e Nastradinit: “ Bëj, o ZOT të jem né ëndërr!” Plaget e hapura… kalvari i mundimeve që,vazhdon shterojnë ëmbëlsinë e jetës,fishkin dhe thajnë njomësinë e saj Mashtrimi është ekzemë morale e tillë né shëndetin mendor enverist që, zgjeron zbrazëtinë dhe tërbimn e shpirtit të tij çnjerëzor ,aq shume , preferuar prej luftes se klasave
… Vazhdon i PERSEKUTUARI…të eci kryelartë, kur ti ..i masgjepsuri i kullës sé kuqe-vrapues né pistën e njeriut primitiv me vrasje,me tmerre né përgjim !Ndjen se , komunistët “gabojnë vetëm-si thoshte intelektuali burrëror Kadri Hysenbegasi- kur thonë të vërtetën. “ Po e vërteta,e drejta dhe dashuria –mendon-janë rregullatori i vëllazërimit , për tu bërë solidë e tu tregojmë miqve dhe armiqve ngado që, jemi të zotë për të qënë gjithë të bashkuar,të denjë për burrërinë e fisnikërinë shqiptare e të hyjmë në Eurpë
..Ecën i PERSEKUTUARI, i ushqyeri me dhëmbje po,ka të shënjtëruar né shpirtin e tij idealet kombetare , demokratike e, matematikisht i bindur:BOTA ESHTE E ATYRE QE DIGJEN DHE, JO E ATYRE QE NGROHEN.. ndjek i patundur rrugën midis besimit dhe bindjes edhe pse ecën anë e kënd çarjeve të një gremine.. hapur nga ata që,dhe drejtesinë e kanë vënë né shërbim të padrejtësisë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi