Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenofon M. Dilo: Kur i trembeshin të vërtetës

Shko poshtë

Ksenofon M. Dilo: Kur i trembeshin të vërtetës Empty Ksenofon M. Dilo: Kur i trembeshin të vërtetës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 10:52 am

Ksenofon M. Dilo

KUR I TREMBESHIN TE VERTETES

Pikërisht atë mëngjes nëntori të 1984-tës, u dha rasti të njihej cila ishte Mimoza-nxënësja né klasën e gjashtë e shkollës 8 vjeçare Dobrushë.
Fjala mori dhenë: Mimoza Kapllani- bija e familes Kapllanajve shquar për patriotizëm, kulturë,bujari e fisnikëri por,goditur rëndë nga dhuna e laboratorit komunist – ka shkruar né hartim:..”Unë, Partine nuk e dua..”
Servilët ,frynin madheshtinë e tyre ! Si zjarri né kashtë përhapën fjalët e Mimozës. Tërë mllef shfrynte ndonjë që e mbante vehten si “ babai i marksizmit”..
Shpërtheu fortuna zë-çjerrëse kakaritëse…krra,krra :
-Si guxon kjo nxënëse të fyejë nënën Parti?!...
Ci thuaj kësaj?
Ci duhet bijës sé reaksionarve të prashitë?!..të futë hundët né punët e Partisë?!..
Armiku punon, pa mëshirë të goditet..të linçohet. Derdhnin pikëllimin sherbëtorët e diktaturës… ç’do fjalë e njomnin me jargët e tërbimit kuqalash! të egërsisë njerëzore, të luftës klasave,që është më e tmerrshmja nga çdo legjendë .
C’i thuaj kësaj urrejtje ,si mund ti vësh emrin oshëtimës sé saj, që këput e dërmon
jetë njeriu…!
E pikëlluar vrapon e gjora ,e vuajtura Nënë…aq e prekura né shpirt nga sëkëllditë.. dhimbjet e krijuara prej atyre që ,nuk kanë zëmer-njeriu..
Po..dhe..me një fëmijë u mbeti të mirren !?
-C’të jetë kjo!?!-thotë me vehte - Mema që,në dritë të syrit fëmijët vështron! E , zëmra gjak i pikon !
Shqetësimi i shndërrohet né rënkim… Eshtë Mëmë që, nuk i mjafton mundimi i krahëve,as djersa e ballit për ti ushqyer fëmijët e ,ndoshta i dërgon në shkollë dhe pa mëngjes,me bark-bosh! Po..kurrë..fëmijët e saj, s’e japin vehten e,ndër të paret né mësime e kudo!
Kujdes ! -u thotë - vuajtjet,hallet janë bërë për t’u kapërcyer…
Turp për ata që vuajtje shkaktojnë…mendon…, kane me vehte parimin shkel e shko që u thotë : trëmbuni nga e v ë r t e t a.
Metodë : gënjeshtrën,mashtrimin
Mjet-përbuzjen,poshtërimin e Njerit,shkatërrimin.. deri dhe te fëmija.Frika (nga e vërteta) ,nuk ua kursen dhe këtë marrëzi…
Bën kurajo !
E tillë është filozofi e tyre : Njeriu-ujk e Ujku –njeri !..

Tingëllim aktual tani ka, ai 5 maj i vititit 1954-tër kur,- Hallë- Sava,në Sheper të Zagorisë, - befasoi e alarmoi të deleguarit per festë nga Tirana e kuqe Vizitë në shtëpinë e saj ,plot bujë e krenari për ditët e mira që u harritën.., insistuan t’ja merrte dhe një kënge, kjo Mëmë e 2 dëshmorëve ,.. Por..,ç’ndodhi ? sa dëgjuan që buçiti shtëpia nga kënga labe e isua aprovonte fjalët e saj :
“.. Moj Rusi,moj bolshevike
Gjithë botënë e prishe
Shiko si na katandise”
NDALUAN këngën!...
-Aaa jo kështu Hallë Sava !… thane - Pse ?! ..u përgjegj Ajo,nuk po e shihni “vëndin që po e lini dhe pa një zog pule!”…Eh! Mor djem u foli-Hall Sava- të zëmëruarve.. . ,kot nuk kanë thënë të parët :“Rigoni – Lis nuk bëhet dot kurrë!” s’kini faj…

Dhe.. në Dobrushë ,mërzitësia përzihet me kënaqësinë. Eshte e VERTETA ,që forcon Njerinë.
Kapllanajt nuk kanë si bëjnë dot pa krenari !
- C’faj ka kjo fëmijë tani?
I dhëmb shpyrti për Babanë e burgosur politik ,për vëllezërit e tij , për njerëzit e shtëpisë keq-trajtuar . ..për të pushkatuarit pa faj.. Vetëm e vetëm këto se, janë shqiptarë e duan demokracinë. Nuk duan Shqipërinë vetëm me një”lule”..
Një gjaknxehtësi “fëmije”..-mendon Mëma-Një zëmërim që dhe bukën kur kafshon e lag me lot vajza…
Rritet dhe merr sulm shqiptarja…e, skraparlitja nuk bëkërka dot pa trimëri!
Thuaj si të duash, kur “thika vete né asht(kockë)” dhe dhëmbja të ndjek si hija trupin..nuk pyet më!.
MOZA né natyrë te saj vërteton: një jetë né dhimbje. Ajo jeton me dhimbje ,edhe ushqehet me dhimbje.
...Atë ditë dëgjonte né heshtje,vajza ballë-lartë me vështrim të qetë.., aty né bangën e 3-të të rrjeshtit të mezit të klasës sé saj. Dukej ,sikur thoshte me atë ekuilibër shpirtëror te saj :Pse e mundoni vehten aq shumë? Ç’kini që bërtisni. ( më kujton Donikën e 7-të vjeçares, nxënëse që kundërshtoi mësuesit e saj: Sheperin e dogjën “çlimtarët” se,po të luftonin ,nuk fshiheshin me ne shpellave…ku, vetëm kakërdhi delesh kishte e jo gjermanë ,pastaj né pararojën gjermane kish dhe ish partizanë... ,ndryshe,nuk kish si futej armiku né këto gryka e të na digjte shtëpitë mor Jo?!..Veç ,Mësues siVangjel Kaso dinin të operonin me nxënësit tërë takt e maturi )
Vendosmëria-MOZE-dukej sikur thotë: Njeri,kryej detyrën tënde.
Mbledhja ..filloi.. ..“Moza armike populli” O ZOT-njeriu me vehte- ç’bënet kështu !?..
..Një kakofoni e çuditeshme zhurmoi… breshëri fjalësh: zëra nga e majta ,nga e djathta,nga afër,nga larg.Në veçanti ç’do zë një britmë.. si e një gruaje né lindje !Aty monologe,aty né kor zëra…né ç’do tre fjalë njera thuhej ARMIKE…krra,krra –ja e zakonëshme e diktaturës…
O trazirë e verber e rrëmetit ! S’mbeti kush pa marrë pjesë,né mos dhe shpirtërisht,pa dalë kallauz nga kjo çetë të zgjedhurish e këtyre njerëzve të ditës, që bëjnë pjesë né skenën e luftës sé klasave..e lahen e lyen me formula bolshevike e enveriste për të luftuar shqiptarizmin. Varroset e verteta dhe me emërin e saj behet akoma krim.. !
Po..frikë dhe nga një fëmijë kanë.. !..
... Diçka e çudittëshme.E egër. Rrënqethëse… Njëkohësisht e zakonëshme si né lënçime..në 100vjetor Stalini …
Trëmbur nga e vërteta!.. Vezullon errësira e shpirtit “ kuqo” ..dhe ku?!
Né shkollë,né vëndin e dritës,diturisë,ku..do të rrezatonte madhështia e fisnikërisë sé saj , bretkosat politike kakarisin :Nena Parti ka sjellë gjithë të mirat..Të punoje ku të thoshte ajo,e të paguante sa te donte ajo!” Elbete Partia të merrte dhe lekun e fundit popullit dhe ,ky ta falnderonte…
Shkojmë një jetë provizore e duhet pirë uji i budallajit:ke vesh e s’dëgjon,sy e nuk shikon… Kush tha se,kish qënë profet dhe parashikojë këtë” të keqe, te e keqja”…Ngado ,që sillesh ndjen dhimbje..duke ecur..,mbetet njeriu mbrapa..Kjo dhëmb dhe më shumë..
Ja si heqim e vuajmë…

Një zë pëshpërit vazhdimisht né vesh:
.. Njeri,ti nuk ke lindur për bishë, ngjitu pra lart tek ajo që është fisnike,tek ajo që e ka emrin virtyt shqiptari. C’vlerë ka jeta kur tjetrit i thuaj:vdis né dëshpërim se,nuk ke shpëtim po, e thenë shqip ”C’del nga macja gjuan mi”

Po Moza?
Moza që është lindur né vuajtje,ngjyen kafshatën e bukës né vuajtje , né shpirt e né trup vuan si rrallë kush tjetër . Tani.. me atë qetësinë e saj karakteristike dukej sikur thote :
Kam respekt për shokët e Partisë që erdhën e nderuan(si servilë) dhe ngriti zënë:
“Eshtë ashtu si e kam shkruar. Partinë NUK e d u a”…
..Heshtje..
Burrëria e të parve KAPLLANAJ reflekton:
U duk sikur vajza çoi fjalë te MUHARREMI(Muharrem Kapllani-akademik,oficer ballist që s’denjoi të qëlloi mbi shqiptarin,kurrë se bëri lojën e te huajit. Të vritemi-thosh-vetëm për SHQIPERINE)) te DERVISHIT që nuk pranoi “humanizmin” e hetusit të kuq po,çau barkun e me zorrët e tij né dorë..mbaroi.. ashtu si né Vlorë Leonidha Ruci (vallai i patriotit të madh Aristidh Ruci,që mbeshteti aq fuqishëm Ismail Qemalin,e,nga drejtusit kryesorë të luftës Vlorës më 1920 anëtar i qarkorit të Ballit, që,kërkoi”më shpini te shokët e mij,te të burgosurit politikë “)
..MOZA krenare,nuk lëviz nga e saja! Fjala e saj mbush me jetë mendimin e lirë né fshatin e Beshir e Ismet Dyrmishit,né vëndin e trimave ! Aq sa ,kur pritej të diskutonte tjetri-e shikon sikur thotë: shpejt se,filloi çfaqja ! Arbenit,”Xhites” Namikut,Fatmirit,..etj. nxënës nga të fisit saj … krenohen për kushërirën trime…e né sytë , që u shkëlqejnë lexohet :
Ja,mirrni shëmbull nga MOZA jonë dhe, mësoni si bëhet njeriu trim !
Me bisht të syrit e qetë,i vështron Moza , gjen ngushëllim né ta po,dhe më shumë forcë te e v ë r t e t a .
..Rrotullon sytë nga të tjerë, që ulërasin sa ngjirren herë pas here “Parti- Enver”.. e i ngjan sikur dhimbja pak sa e çliron… Duket sikur i mëson si ta bëjnë “mundimin” të lehtë, dhimbjen të këndëshme….komedianët që, flasin e flasin për të vërtetën,për lirinë,po deri sa vdesin gënjejnë dhe ,bile ndjen se komunistët,”gabojnë vetëm kur thonë të vertetën”
Habit kurajua e forca shpirtërore e kësaj Vajze ! Ja pra, ku qëndron dhe vlera e dhëmbjes…Pushteti i vjetëruar s’e ndjen vehten mirë… Sidoqoftë dikush do ta pësonte né shkollë..Ai…më i varfëri…nga biografia !
Të zezat e njerimet vijnë nga..burgosja e të vërtetës, të drejtës! Jeta dhe vuajtja marrin vlera dhe kuptim kur nuk i trëmbesh sé vërtetës..
Krenari është,kush vuan për mungesë të d r e j t ë s i s ë , sa dhe i trëmbur ai që,ka mohuar e hedh balte te e verteta.
Vuajtjet kurrë nuk të lënë pa shpresë,pa ngushëllim,pa shpagim:Kuptim-plotë fjalët e poetit:”Të fala rininë, të fala dhe jetën
Po,të vërtetën,JO ! Kurrë nuk ta fal !”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi