Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto)

Shko poshtë

Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Empty Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto)

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2015 2:17 pm

Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto)

Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Largea_ramaveshje191430471847

Sot kryeministri Edi Rama doli të flasë për një temë të ndjeshme, atë të karburanteve, me një kravatë me papagall në qafë. Që kryeministri shqiptar është një mashkull që vishet me shije, për këtë nuk asnjë dyshim. Siç nuk ka dyshim gjithashtu që kjo shije e tij është e kushtueshme, shumë e kushtueshme. Kravatat plot fantazi, të zgjedhura e përzgjedhura sipas eventeve ku merr pjesë i pari i qeverisë, janë kthyer tashmë në shenjën e vetme ekstravagante të artistit që u bë politikan. Ky simbol i të kaluarës artistike, bie shumë në sy, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kur i bashkangjitet kostumve chic klasik të Edi Ramës.
E si çdo gjë veçantë, edhe kravatat unikale të Edi Ramës, e kanë një çmim. Duke patur parasysh që kryeministri i ndërron ato çdo ditë, madje edhe dy herë në ditë, dhe duke llogaritur një çmim normal prej 100 euro, rezulton se njeriu që qeveris shqiptarët harxhon rreth 40 mijë euro në vit vetëm për kravatat.

Ndërsa kostumet, kryeministri shqiptar i preferon me tri pjesë, me copë të veçantë nga markat më të shtrenjta të botës dhe sigurisht të qepura me porosi sipas përmasave, "su misura". Për këtë, një rrobaqepës personal merr rrugën në mënyrë periodike nga Milano dhe vjen në Tiranë për t'i marrë masat shefit të qeverisë shqiptare sipas ndryshimeve që pëson fiziku i tij. Kjo porosi e veçantë e kryeministrit shqiptar llogaritet në disa mijëra euro vetëm për një kostum të vetëm. Llogaritë mund t'i bëjë kushdo.
Kryeministri, siç e shihni dhe në foto më poshtë, nuk është i lirë edhe kur vishet sport. Paul&shark, zegna, costum national, etj janë markat që i pëlqejnë të mbulojë trupin e tij.
Duke patur parasysh rrogën e kryeministrit shqiptar dhe deklarimin e tij të pasurisë, i bie që ai këto miliona që harxhon për dukjen elegante dhe plot shije, i merr ose nga taksat e qytetarëve shqiptarë ose ia dhuron dikush në mënyrë të paligjshme, përsa kohë që një gjë e tillë nuk është e deklaruar në institucionet përkatëse. Duket shumë moralizuese nëse krahason nivelin e jetesës së shqiptarëve (të fundit në Europë) dhe luksin në veshje të kryeministrit të tyre. Moralizuese mund të tingëllojë gjithashtu nëse thekson hipokrizinë e atij që bërtet me të madhe se është në shërbim të të varfërve dhe nuk i respekton ata edhe në shpenzimet që bën për veten e tij. Dikush mund të thotë që një kryeministër me një paraqitje të tillë është një imazh i mirë për vendin. Po, mund të jetë, por do të kishte kuptim edhe nëse bën diçka të mirë për vendin. Ndryshe kontrasti mes pamjes së tij dhe vendit që përfaqëson (mijëra shqiptarë po ia mësyjnë si emigrantë Europës) mund t'i bëjë të huajt të nënqeshin. Një kryeministër chic i një vendi të varfër, është fabul për çdo karikaturë apo fejton.
Megjithatë, kryeministri ynë do të tregojë që ka shije. Shqiptarët kanë fatin që ta shijojnë çdo ditë.
Më poshtë disa foto ku bien në sy kravatat unikale dhe kostumet tri pjesëshe, të qepura me porosi në Itali, të kryeministrit të Shqipërisë.Sot kryeministri Edi Rama doli të flasë për një temë të ndjeshme, atë të karburanteve, me një kravatë me papagall në qafë. Që kryeministri shqiptar është një mashkull që vishet me shije, për këtë nuk asnjë dyshim. Siç nuk ka dyshim gjithashtu që kjo shije e tij është e kushtueshme, shumë e kushtueshme. Kravatat plot fantazi, të zgjedhura e përzgjedhura sipas eventeve ku merr pjesë i pari i qeverisë, janë kthyer tashmë në shenjën e vetme ekstravagante të artistit që u bë politikan. Ky simbol i të kaluarës artistike, bie shumë në sy, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kur i bashkangjitet kostumve chic klasik të Edi Ramës.

Më poshtë disa foto ku bien në sy kravatat unikale dhe kostumet tri pjesëshe, të qepura me porosi në Itali, të kryeministrit të Shqipërisë.

Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje1
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje3
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje4
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje5
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje6
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje7
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje8
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje9
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje10
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje11
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje12
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje13
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje14
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje15
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje16
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje17
Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto) Ramaveshje18
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi