Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshja me uniformën mentale politike

Shko poshtë

Veshja me uniformën mentale politike Empty Veshja me uniformën mentale politike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 17, 2009 1:38 am

Veshja me uniformën mentale politike



Kjo që shihet sot nuk është monizëm tipik, për shkak se në monizëm nuk ka lëvizje ideore politike, por ato i centralizon partia. Monizmi ynë shumëpartiak nuk duket bash krejt “klasik”, për shkak se “klasikët e pluralizmit” në kohën e tranzicionit, është e vërtetë që rivalizohen në “pikëpamje” diferente “ideologjike” midis tyre, por që këto pikëpamje identifikuese të subjektit “partiak” përnjëherë shkrihen nga një parti në tjetrën, dhe kështu, qytetarit që, p. sh. merret me bujqësi ose ndërtimtari, nuk mund t’i hyjë në kokë pluralizmi i tillë, sepse bujku nuk ka kohë të bëjë analiza politike, kur ato sot, për herë të parë në histori, nuk i bëjnë as studentët e shkencave politike, sociologjike, filozofike, historike, etj., etj., etj.
Mbase gjithkush mund ta hetojë sot se, pas 15 qershorit 2008, asnjë “lëvizje” e re politike nuk doli në skenë, por ndaj anomalive juridike në procedimin e pavarësisë me rregullore ende ekzistente, të gjitha partitë grumbull bashkë me ata që refuzojnë gjithçka, si dhe me studentët që përjetojnë pubertetin (jo politik), po biologjik, të gjithë pra së bashku mbajnë një “iso”, kështu që vjen e trashet e bëhet dhjamë ‘status quo’-ja që na ka lëshuar rrjetë merimange që nga dita e aprovimit të Kushtetutës, që krejt bota thotë se është e zbatueshme, kurse “ne” nuk e zbatojmë. Nuk e zbatojmë, sepse ajo nuk zbatohet me rregullore të vjetra, po me ligjet e reja që i sjell vetë Kushtetuta. Të gjitha partitë janë të kënaqura (ose të pakënaqura) me Kushtetutën në të njëjtin nivel të “kënaqësisë” ose “pakënaqësisë” dhe në këtë linjë (se kushtetuta është shteti) të gjithë pajtohen, por nuk pajtohen vetëm për mënyrën e implementimit të qeverisjes së pushtetit, që do të thotë të të gjitha institucioneve që hyjnë në “aneksin” – administratë! Pra nga monizmi klasik, “klasikët e pluralizmit” kosovar ndryshojnë veç sa u përket mospajtimeve të tyre për ndërtimin e kanalizimeve dhe asfaltimeve nëpër fshatra lokale (e qendrore, se thonë Kosova e ka vetëm një qytet, Prishtinën), kurse për çështje shtetërore - i ke të gjithë grumbull në “bashkimin e tyre kombëtar kosovar”. Me tipin llojin dhe karakterin e shtetit të Kosovës janë pajtuar njëherë gjatë aprovimit të Kushtetutës, prandaj kur shkelet ajo, fajin e kanë të tjerët, e jo të ngrihen dhe të analizojnë defektet që bëjnë të mos zbatohet Kushtetuta. Jo që nuk kanë dijetarë politikë në forumet e tyre partiake, por nuk kanë guxim të prekin aty ku vë dorë e madhja “bashkësi” ndërkombëtare! Fundja, nuk mund të jemi ne, një grusht popull, pa traditë në diplomaci, veç dy milionë frymë, e të bëhemi më të ditur se krejt “bashkësia” ndërkombëtare e UNMIK-ut, për të cilin Ahtisari tha se ende vepron në Kosovë, pa e karakterizuar punën e tij si të lejueshme apo të palejueshme. Por dihet orë shokë të LKJ-së dhe PPSh-së, e dinë edhe macet e zeza, se të “punojë” a jo (ta vazhdojë punën UNMIK-u) në Kosovë, ka vendosur vetëm e vetëm Kushtetuta e Kosovës, askush tjetër. Po sa e kanë lexuar nëntekstin e saj “ekspertët” e shkencave politike-juridike të kuadrove partiake, kjo thamë, mund të jetë “lexim i drejtë”, sepse Kushtetuta ka qenë edhe në “debat publik” me qytetarët e Miradisë së Poshtme dhe qyteteve të tjera të Kosovës, kështu që çdo gjë dihet në Kosovë: në Kosovë dihet se ne nuk mund të dimë më mirë se sa di krejt “bashkësia” ndërkombëtare, sidomos kur ajo kujdeset për fatin dhe ardhmërinë tonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi