Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Tetovë

Shko poshtë

Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Tetovë Empty Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Tetovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 07, 2015 1:28 pm

Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Tetovë


Dy vllezër të vrarë, dhe dy të plagosur në Tetovë Largea_download-61430987536


(I plotësuar) Dy vëllezër nga Merova të moshës 25 dhe 24 vjeç janë vrarë sot në mëngjes rreth orës 07.00. Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në vendin Jabllanicë që është në fshatin Merovë, përgjatë rrugës për Sellarevë. thotë zëdhëndsi i MPB-së Tetovë Marian Josfivski
Njëri prej vëllezërve ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes kurse tjetri duke u dërguar në spitalin e Tetovës.
Dy persona tjerë të cilët kanë marë pjesë në incidentin e armatosur gjithashtu kanë marë lëndime të rënda dhe janë dërgaur në spitalin klinik në Shkup.

Për TetovaSot nga spitali i Tetovës konfirmojnë për dy të plagosur rëndë ku janë dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shkup, ku pak më vonë është sjellur edhe një i lënduar por jo me armë.
“Para pak çastesh janë sjellur 3 paciant ku njëri nuk kishte shenja jete, dhe dy të tjerë kishin lëndime të rënda ku u transferuan në Shkup, më vonë sollën një tjetër të lënduar ku ai qëndron në Spitalin tonë” thonë për TetovaSot nga Spitali i Tetovës.
Ata nuk bëjnë ende të ditur identitetin e personave të vrarë, e as të atyre që janë lënduar. Poashtu ende janë misterioze rrethanat se si ka ndodhur ky akt makabër.
“Ende ka dilemë nëse ata janë gjuajtur mes vete, ose të tjerë kanë gjuajtur drejt tyre. Hetimet ende janë në vijim, do të përfundojnë pas një ose dy orëve”, theksuan nga prokuroria.


* * * * *
Një incident me viktima ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Merovë të Tetovë.
Pas një zënke verbale jozyrtarisht ka mbetur i vrarë një person , ndërsa dy të tjer kanë mbetur të plagosur. Identiteti i tyre ende nuk është i njohur për policinë.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po bënë hetimet me prokurorinë.

Dy të plagosurit gjenden në Spitalin Shtetëror në Shkup, për shkak gejndjes serioze nga plagët e marra.




Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi