Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KANGË PËR ALI AJETIN

Shko poshtë

AGIM GASHI - KANGË PËR ALI AJETIN Empty AGIM GASHI - KANGË PËR ALI AJETIN

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 08, 2015 7:08 pm


AGIM GASHI - KANGË PËR ALI AJETIN 11051881_10152881281149077_7847120247309459023_n


AGIM GASHI


KANGË PËR ALI AJETIN


Më 30 Maj tetdhjet e nandë 
Na u hap nji lajm i randë,
Për gjithmonë u shue nji jetë,
N´fushë t´mejdanit, aty mbeti,
Me armë në dorë Ali Ajeti.
Këtë kangë ja fali shpirtit të tij
Se dha jetë për nanë Shqipni.


Gjak rinor e zemër bujare
Me plot ide përparimtare,
Me Fadil Vatën e Afrim Zhitinë,
Me shumë të tjerë dhe Fahri Fazlinë,
Ua këndoj këtë kangë me sharkinë mike,
Se dhanë jetë për troje etnike.


Bir i popullit dhe i kësaj toke,
Qe e kish´ rritë ajo nanë Loke,
Mos me leshue armën prej dore
Amanet shokëve der´ n´fitore.
Për me i këndue brezat e ri
Se ra deshmor Ai për liri.


Sot në Sveqel për këtë djal bujar,
Ngritet lartë nji Lapidar
Me u tregue brezave te ri
Se si vdiset për liri.
E Amanetin n´vend me e qu´ 
Der´ n´fitore me luftue.


Për këtë trim s´duhet biografi,
Se vetë e shkroi me gjakun e tij,
N´fushë t´mejdanit po kur mbeti
Zemër trimi Ali Ajeti.
Ja falë kangën nëpër mote
Se ra deshmor për liri t´k´saj toke.



1988-Burgu i Mitrovicës


PAK BIOGRAFI


Ali Ajeti, lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë në vitin 1989, ishte luftëtar dhe hero shqiptar.


Ali Ajeti i takonte nje grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demostrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkaste "Çështjës Kombëtare". Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt "Çeta e Llapit".
Më 31 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim në Podujevë.
Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla, rrugë, shoqata (humanitare, Kulturo-artistike,etj.
Shkolla fillore në vendlindjen e tij, Sfeçël mban emrin e këtij dëshmori dhe
një rrugë në PrishtinëAli Ajeti Ali Ajeti, lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë në vitin 1989, ishte luftëtar dhe hero shqiptar. Ali Ajeti i takonte nje grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demostrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkaste "Çështjës Kombëtare". Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt "Çeta e Llapit". Më 31 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim në Podujevë. Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla, rrugë, shoqata (humanitare, Kulturo-artistike,etj. Shkolla fillore në vendlindjen e tij, Sfeçël mban emrin e këtij dëshmori dhe një rrugë në Prishtinë.



08.05.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi