Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:KANGË PËR ALI AJETIN

Shko poshtë

Agim Gashi:KANGË PËR ALI AJETIN Empty Agim Gashi:KANGË PËR ALI AJETIN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 08, 2010 2:27 am

Agim Gashi
KANGË PËR ALI AJETIN

Agim Gashi:KANGË PËR ALI AJETIN 155160_410777215658884_963165732_n

Ali Ajeti

Ali Ajeti, lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë në vitin 1989, ishte luftëtar dhe hero shqiptar.

Ali Ajeti i takonte nje grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demostrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkaste "Çështjës Kombëtare". Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt "Çeta e Llapit".
Më 31 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim në Podujevë.
Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla, rrugë, shoqata (humanitare, Kulturo-artistike,etj.
Shkolla fillore në vendlindjen e tij, Sfeçël mban emrin e këtij dëshmori dhe një rrugë në Prishtinë



Më 30 Maj tetdhjet e nandë
Na u hap nji lajm i randë,
Për gjithmonë u shue nji jetë,
N´fushë t´mejdanit, aty mbeti,
Me armë në dorë Ali Ajeti.
Këtë kangë ja fali shpirtit të tij
Se dha jetë për nanë Shqipni.

Gjak rinor e zemër bujare
Me plot ide përparimtare,
Me Fadil Vatën e Afrim Zhitinë,
Me shumë të tjerë dhe Fahri Fazlinë,
Ua këndoj këtë kangë me sharkinë mike,
Se dhanë jetë për troje etnike.

Bir i popullit dhe i kësaj toke,
Qe e kish´ rritë ajo nanë Loke,
Mos me leshue armën prej dore
Amanet shokëve der´ n´fitore.
Për me i këndue brezat e ri
Se ra deshmor Ai për liri.

Sot në Sveqel për këtë djal bujar,
Ngritet lartë nji Lapidar
Me u tregue brezave te ri
Se si vdiset për liri.
E Amanetin n´vend me e qu´
Der´ n´fitore me luftue.

Për këtë trim s´duhet biografi,
Se vetë e shkroi me gjakun e tij,
N´fushë t´mejdanit po kur mbeti
Zemër trimi Ali Ajeti.
Ja falë kangën nëpër mote
Se ra deshmor për liri t´k´saj toke.



1990-Burgu i Smrekovnices

Agim Gashi:KANGË PËR ALI AJETIN 237afrim_zhitia_fadil_vata_fahri_fazliu_1

(Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Fadil Vata)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi