Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Terror në Kumanovë, duhet hetime ndërkombëtare

Shko poshtë

Berisha: Terror në Kumanovë, duhet hetime ndërkombëtare Empty Berisha: Terror në Kumanovë, duhet hetime ndërkombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2015 11:34 pm

Berisha: Terror në Kumanovë, duhet hetime ndërkombëtare!
Berisha: Terror në Kumanovë, duhet hetime ndërkombëtare Largea_sala11431288186


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka qujatur terror mbi shqiptarët zhvillimet e dy ditëve të fundit në lagjen e trimeve në Komunanovë.
Berisha ka shprehu ngushllime për familjarëve të viktimave dhe ju ka bërë thirrje shqiptarëve në Kumanovë e mbarë Maqedoninë, të ruajnë gjakftohtësinë, t`i shmangin çdo provokimit.
“Per Kumanoven, terrorin shteteror te autoriteteve maqedonase ndaj popullates shqiptare duhet hetim nderkombetar!
Te dashur miq, Kumanova dhe qytetaret e saj, perjetuan keto dy dite nje terror te papare. Ne lagjen e banuar nga shqiptare njesite e blinduara te policise se Maqedonise perdoren te gjitha llojet e armeve automatike, perfshi ketu granatehedhsat, mitrolozat e rende. Mbi lagjen e shqiptareve qellohej pa nderprere dhe me helikoptere. Per menyren se si u zhvillua mund te emerohet "terror mbi shqiptaret". Mungesa pothuaj e plote e transparences, komunikatat e njeanshme te autoriteteve maqedonase, raprezaljet ndaj popullates civile shqiptare deshmojne me shume per nje skenar te gatuar, me qellim terrorin ndaj shqiptareve.

Duke shprehur dhe nje here ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave dhe uruar sherim te plagosurve, ju bej thirrje shqiptareve ne Kumanove dhe mbare Maqedonine, te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokacion. Shfrytezoj rastin te pershendes perzemersisht qytetaret me origjine shqiptare qe u rikthyen sot ne votrat e tyre, nga te cilat u larguan per shkaqe te terrorit kanonades ne lagjen e tyre.
Denoj me ashpersine me te madhe kete operacion terrori shteteror ndaj shqiptareve ne qytetin e Kumanoves dhe i bej thirrje OSBE-se, OKB-se, NATO-s, BE--se, SHBA-ve te ndermarrin me urgjence nje hetim nderkombetar mbi zhvillimet dramatike te djeshme ne Kumanove ne te cilat u vrane dhe plagosen dhjetera qytetare me origjine shqiptare dhe anetar te forcave te sigurise te Maqedonise. Ky vend ka rendesi te madhe per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Maqedonia eshte themeluar mbi bazen e ligjit nderkombetar me nje investim shume te madh te SHBA dhe vendeve tjera te medha e institucioneve nderkombetare, ndaj dhe skenare si ky i Kumanoves duhet te hetohen me perparesi ne te gjitha drejtimet ne interesin me te mire te paqes dhe stabilitetit te Maqedonise dhe rajonit tone!!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi