Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Remi flet për Kumanovën, i del krahë Ali Ahmetit

Shko poshtë

Remi flet për Kumanovën, i del krahë Ali Ahmetit Empty Remi flet për Kumanovën, i del krahë Ali Ahmetit

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 16, 2015 12:55 pm

Remi flet për Kumanovën, i del krahë Ali Ahmetit


Remi flet për Kumanovën, i del krahë Ali Ahmetit Largea_remi1431767642


Rrustem Mustafa – Remi është deklaruar për ngjarjen në Kumanovë por s’ka thënë pothuajse asgjë. Vetëm ka përmendur Stanishiqin dhe ka thënë se gazetarët s’po e kërkojnë të vërtetën por viktimën.

Postimi i Remit

Ndodhi çfarë nuk ndodhi. Gishtat akuzues drejtohen gjithandej, gishta të pastër e të përlyer.
Mediat garojnë të zbulojnë të vërtetën mbi ndodhitë makabre në Kumanovë. Ca të tjera, nuk kërkojnë të vërtetën, kërkojnë viktimën. Këto të fundit, me gazetarët e tyre të vyer e me miq gjithandej, madje me miq të zot si Stanishiqi, duan të kryqëzojnë atë që nuk arritën kurrë ta turpërojnë.
Ata ju hodhën vrullshëm emblemës shqiptare, pa pikë turpi derdhën vrerë mbi ikonën e luftës çlirimtare. Akuzuan Aliun për akte që përmbledhën në jo më pak se tradhti. Shtohet pyetja, përse Aliu do të tradhtonte kombin për të cilin ishte i gatshëm të flijohej!
A mos vallë aparatusi i mykur e i korruptuar maqedonas do të bënte një lloj ujdije me atë që njëherë e një kohë e kishte gjunjëzuar! Individët falin, shtetet as harrojnë as nuk falin. Andaj, lëreni simbolin rehat, merruni me të vërtetën kur ajo të ketë dalë në shesh. Lozni, përkdheluni e bëni çfarë të doni me miqtë tuaj gjithandej, ama mos guxoni të shtrembëroni të vërtetën, posaçërisht nëse për t'a shtrembëruar atë do fitoni ndonjë kredit nga Serbia e Maqedonia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi