Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtojmë Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën!

Shko poshtë

Kujtojmë Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën! Empty Kujtojmë Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 10:01 am


Kujtojmë Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën!

Kujtojmë Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën! Ismet-jashari
Aktiviteti i ngjeshur politik dhe kriza qeveritare si duket ka qenë arsyeja që shokët e IsmetJasharit - Komandant Kumanova kanë harruar përvjetorin e vdekjes së tij, duke mos organizuar asnjë akademi përkujtimore apo ndonjë eveniment tjetër në Maqedoni, për të kujtuar punën dhe veprimtarinë e IsmetJasharit.

Përndryshe, 14 vjet më parë, me 25
Gusht 1998, në Kleçkë të Komunës së Malishevës, gjatë përleshjeve me forcat e armatosura serbe, ra dëshmor Ismet Jashari-Kumanova.

I lindur me 16 prill 1967 në Orizare të Kumanovës,
Ismet Jashari iu bashkangjit rradhëve UCK-së menjëherë pas fillimit të luftës në Kosovë duke lënë kështu familjen e tij në Zvicër ku edhe punonte.

Që kur ishte gjimnazist në Kumanovë,
Ismet Jashari nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismet shkollimin do ta vazhdojë në gjimnazin "Skënderbeu" në Presheve por edhe gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror.

Në pamundësi për të vazhduar aktivitetit e tij politik, në
gusht të vitit 1988,Ismet Jashari emigron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shumë shokë te tjerë.

Së bashku me Fatmir Limajn, Haxhi Shalën, Xhevë e Femi Lladrovcin,
IsmetJashari merr pjesë në Luftën e Kosovës, duke rënë dëshmorë më 25 gusht të vitit 1998 në Kleçkë. /albeu.com/


Shtuar më 25/08/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi