Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër

Shko poshtë

Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër Empty Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 16, 2015 1:05 pm

Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër


Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër Largea_kuvendi1431704082


Punimet e Kuvendit të VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër i hapi kryetari i Degës së LDK-së z.Haki Latifi. Më pas ai kërkoi nga delegatët që ta kompletojnë kryesinë e punës në këtë përbërje: Haki Latifi – kryetar, Ismet Krasniqi – sekretar, Fadil Dalloshi – arkëtar, Adelina Muhaxheri, Demë Jashari dhe Saim Tahiraj.
Raportin për punën katër vjeçare e paraqiti Haki Latifi ndërsa raportin financiar arkëtari Fadil Dalloshi. Këto dy raporte me pak vërejtje me shumicë absolute votash u miratuan nga delegatët e pranishëm.
Më pas u krijuan komisionet përkatëse të cilët konstatuan se në Kuvend merrnin pjesë 97 delegatë nga numri i përgjithshëm prej 101 delegatëve sa ishin në listë.



Delegatët i propozuan katër kandidat të mundshëm për kryetar të Degës:


Raundi i parë: Votuan 97 delegat


Ahmet Hasani – 0 vota
Arif Baftiu – 35 vota
Haki Latifi – 25 vota
Shefqet Dibrani – 35 vota
Të pa vlefshme – 2 vota



Raundi i dytë: Votuan 96 delegat


Arif Baftiu – 45 vota
Shefqet Dibrani – 51 vota
Të pa vlefshme – 0 vota



Kuvendi me vota të fshehta e zgjodhi Shefqet Dibranin, kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër, ai mori 51 vota nga gjithsejtë 96 të mundshme. Vlen të theksohet se numërimi i votave për kryetar në të dy raundet është bërë në mënyrë transparente para të gjithë delegatëve.
Arif Baftiu posa u kumtua rezultati shkoi te kryetari i porsazgjedhur Shefqet Dibrani, ia zgjati dorën duke ia uruar fitorën, ndërsa në sallë pasuan duartrokitje.
Më pas punimet e Kuvendit i drejtoi Shefqet Dibrani. Ai fillimisht i falenderoi delegatët për besimin e dhënë, pastaj edhe kryterin e gjertanishëm duke u deklaruar se nuk do të jetë përjashtues, por kontributi i tij do të jetë gjithëpërfshirës dhe këtë degë do ta bëjë si avangardë të proceseve. Më pastaj ai kërkoi edhe një minutë heshtje për viktimat e fundit shqiptare në Kumanovë.
Në vazhdimi të punimeve të kuvendit, kryetari i ri në listën e kandidatëve të mundshëm kishte futur edhe kundërkandidatët z. Arif Baftiu e z. Haki Latifi, pastaj z. Ismet Limani dhe disa nga kryesia e mëparshme si dhe dy kandidat nga LDD të cilët kanë kaluar kohëve të fundit në LDK dhe një ekip tjetër për të cilët ai mendonte t’i kishte në listën e propozuar.
Pasi hapi debatin për kandidatët e mundshëm, z. Arif Baftiu tërhoqi kandidaturën e tij, e pasi i dhanë disa vërejtje ai bashkë me Shaip Kastrati, Ajet Avdylin, me akuza se në kryesi po propozohen njerëz që nuk e kanë paguar antarësinë, por pa konkretizuar emra, e lëshuan kuvendin. Kuvendin e lëshuan edhe disa delegatë nga Nëndega e LDK-së në Solothurn e Friburg.
Pas kësaj, komisioni verifikues konstatoi se në Kuvend kanë mbetur edhe 65 delegatë, për çka u kanstatua se në aspektin statutar kuvendi mund t’i zhvillonte punimet sipas rrugullorës së zgjedhjeve.
Më pas lista u plotësua nga delegatët të cilët zgjodhën 18 antarë në kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër. Kuvendi, për shkak të shtrirje gjeografike u përcaktua për modelin (19+2), pra 19 anëtarë të zgjedhur kurse me automatizëm në kryesi futet edhe kryetarja e FG të LDK-së dhe ai i FR të LDK-së.



KRYESIA E RE E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR


(e zgjedhur në Kuvendin e VIII zgjedhor, më 10 maj 2015)


Shefqet Dibrani – kryetar
Zize Pepshi – nënkryetare
Haki Latifi – nënkryetar
Saim Tahiri – nënkryetar
Ismet Krasniqi – sekretar
Ambroz Rrustemi – arkëtar
Hajdar Sadrija – anëtarë
Marin Krasniqi – anëtarë
Demë Jashari – anëtarë
Agim Fejza – anëtarë
Sabedin Bajrami – anëtarë
Musa Sulejmani – anëtarë
Prek Buzhala – anëtarë
Shaqir Shala – anëtarë
Skënder Berisha – anëtarë
Krist Markaj – anëtarë
Petrit Shkodra – anëtarë
Remzi Durmishi – anëtarë
Qamil Çekaj – anëtarë



Delegatët e zgjedhur për Kuvendin e VIII të LDK-së në Prishtinë janë:


Shefqet Dibrani
Haki Latifi
Hajdar Sadrija
Zize Pepshi
Saim Tahiraj



Kryesia e Re konsideron se kuvendi ka kaluar shumë mirë, punimet janë zhvilluar plotësisht konform rregullores për zgjedhje për degët e LDK-së.
Ismet Krasniqi, (sekretar).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi