Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HAFIZ GAGICA - DEKLARATË

Shko poshtë

HAFIZ GAGICA - DEKLARATË Empty HAFIZ GAGICA - DEKLARATË

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 27, 2015 12:14 pm

HAFIZ GAGICA - DEKLARATË 11170334_10206513571981946_9038945165882657962_n

HAFIZ GAGICA


DEKLARATË


Vendimi i njëanshëm i Kryesisë së LDK-së, për anulimin e zgjedhjeve të degëve të LDK-së, në Gjermani dhe në Zvicërr, duket qartë që është krejtësisht tendencioz dhe politikisht i motivuar!
Tashmë është një fakt i njohur që në disa nëndegë dhe Degë të LDK-së gjithëandej kosovës, kishte parregullsi të cilat bien në kundërshti të plotë me statutin dhe normat demokratike të LDK-së dhe të partive evropiane.
Pavarsisht shumë ankesave që janë dëgjuar dhe që i janë drejtuar Kryesisë në formën e shkruar, deri me sot nuk është marr asnjë vendim për rishqyrtim apo verifikim të zgjedhjeve!
Dihet mirëfilli se dy degët më të mëdha, ajo në Gjermani dhe tjetra në Zvicërr, janë pikërisht ato degë, të cilat kanë mbajtur zgjedhje demokratike me më shumë kandidat dhe me vota të fshehta.
Paturpësisht anulohen njënashëm dhe atë katër ditë para mbajtjes së Kuvendit, gjë që dëshmon qartë se kryetari i saj duke i njohur mirë aktivistët e këtyre dy vendeve të cilat vende, kanë qenë baza kryesore në ruajtjen dhe fuqizimin e LDK-së si dhe ndihmë për ruajtjen e zhvillimin e shtetit të Kosovës, ndërmerr një vendim të tillë!
Ai është i vetdijshëm (dhe ata të cilët e përkrahin) që pjesa dërmuese e cila e njeh, Isa Mustafën nuk janë, përkrah tij, nga këtu rrjedh edhe vendimi i tij i tillë dhe i njëanshëm. Ai e di shumë mirë se delegatët e këtyre degëve nuk i nënshtrohen diktatit, sepse janë të edukuar në frymë demokratike!
Prandaj kërkoj nga Kryesia e LDK-së dhe Kryetari i saj aktual Isa Mustafa: të tërheq vendimin dhe të respektoj zgjedhjen e degëve të LDK-së, sepse ato janë pjesë përbërse e LDK-së, janë pjesë aktive të cilat, kanë qenë, janë dhe do të jenë, në frymën rugoviane! Ato janë të ndërtuara në atë frymë në marrveshje me Liderin Historik Ibrahim Rugova. Prandaj çdo tendencë për zhbërjen apo anulimin e këtyre zgjedhjeve do të jetë shumë e dëmshme për procesin dhe vet LDK-në!


Hafiz Gagica, Prishtinë - 27. 05. 2015
Anëtar i KPLDK-së
Ish kryetar i Kolegjiumi të Degëve të LDK-së, në Perëndim, SHBA dhe Australi. tani Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi