Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafiz GAGICA:Hafiz Gagica:Letër përtej varrit!

Shko poshtë

Hafiz GAGICA:Hafiz Gagica:Letër përtej varrit! Empty Hafiz GAGICA:Hafiz Gagica:Letër përtej varrit!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 6:35 pm

Hafiz Gagica:Letër përtej varrit!


Hafiz GAGICA:Hafiz Gagica:Letër përtej varrit! Largea_hafiz-gagica1351791866
Betimi për ta rrëfyer të vërtetën e dhimbshme!


Te varrezat e heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës në Koshare, mikut tim Sali Çekaj...!

Të shtunën më 27. 10. 2012, së bashku me shokët z. Tomë Hajdarajn, Shaban Mehmetin dhe Ilmi Beqirin i vizituam varret e heronjve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, ku pas 13 viteve rruga që të çon atje është akoma e pa rregulluar, varrezat akoma janë të rrethuara me tela të ndryshkur, ndërsa bari dhe fletët e vjeshtës po i mbulon ato varreza...
Ata djem dhe burra të mëdhenj të trojeve shqiptare po pushojnë në lëndinat e Koshares, në vendin e betejës më të lavdishme në historinë e re të Kosovës në luftën e fundit çlirimtare, por mjerisht nga institucionet e Republikës së Kosovës, të lënë gati plotësisht në harresë. Me Saliun, pranë varrit të tij fola dhe shkëmbeva me të kujtimet e shumta për aktivitetin që e kemi bërë së bashku në Zyrën e Republikës së Kosovës në Shtutgart 1991-1999, dhe, pasi që mu bë sikur ia pash lotët tuj rrjedhë mbi dheun që e mbulon tash e 13 vite... me zë të lartë i thashë: Sali, miku im i paharruar, prej sot me lejen tënde do e vras heshtjen, për kohën e organizimeve ushtarake, për fondet, për obligimet e disave të pa kryera ndaj teje, për falsifikimet e emrave në fonde, për pengesat, për sabotimet e aksioneve dhe gjithë ato të padrejta dhe hile që t’u kanë bërë, e, që na u kanë bërë si udhëheqës të Zyrës në Shtutgart nga po të njëjtit njerëz, të cilët sot as varrin nuk ta dinë, derisa në akademitë që organizojnë për ty, flasin se ishin shokët tu të ngushtë, të lavdërojnë me epitafe, por asnjëherë nuk vranë ndërgjegjen që ti po prehesh në Koshare pa kujdesin e merituar shtetëror.
Do të flas për krejt atë që di për punën dhe vuajtjet tua, për aksionet tua të para ushtarake, për rreziqet që i përballove si askush tjetër, për idealet tua madhore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Sepse, këtë unë ta kam borxh më shumë se askush tjetër, dhe, më beso miku im i paharruar, se nuk kam me të mbetur borxh, së paku, premtimet që t’i kam pas dhënë kur ti shkoje në Deçanin tënd ilegalisht në kohërat më të vështira, dhe kur ktheheshe e më rrëfeje me krenari shqiptare për sukseset që korrje në aksionet kundër pushtuesit serbë..!
U ndava sot nga Saliu me vaj në buzë, nga Agimi i cili ishte rrethuar me lule plastike, artisti që kishte pikturue shumë peizazhe dhe figura kombëtare, por edhe varret e bashkëluftëtaret e tij ishin të mbuluara me lule plastike të mykura, ai, dhe ata dhjetëra luftëtarë që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, me shpresën se një ditë do të pushoni në altarin dhe arealin e varrezave të kombit, aty ku me gjakun tuaj i keni siguruar vetës dhe Kosovës përjetësinë, por edhe lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve kudo që janë...!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi