Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë në Belgjikë është i studentit shqiptar

Shko poshtë

Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë në Belgjikë është i studentit shqiptar Empty Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë në Belgjikë është i studentit shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 18, 2015 1:18 pm

Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë në Belgjikë është i studentit shqiptar


Trupi pa kokë, krahë dhe këmbë në Belgjikë është i studentit shqiptar Largea_masakraaa1434619968


BELGJIK - Trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, i përket një studenti shqiptar. Policia belge arriti të zbulonte identitetin e personit që, u gjet i masakruar më 9 qershor.
Ekspertën mundët të verifikonin vetëm dje viktimën, pas përfundimit të analizave mjeko-ligjore. Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi.
Prokuroria e Brukselit i dha përgjigje policisë vendase, duke u konfirmuar se trupi i cunguar i përkiste shqiptarit Xhuliano. B, 22 vjeç. Ai ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi. Ndërkaq, mësohet se janë lajmëruar familjarët, teksa po kryhen hetimet për të përcaktuar rrethanat e vrasjes.
Sipas njoftimeve të mediave belge, ishin pikërisht punëtorët e Komunës Jette, atë të cilët në orën 11:55 të së martës, më 9 qershor 2015, bënë zbulimin e tmerrshëm në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel.
177694_1Punëtorët gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve. Punëtorët ishin duke pastruar mbetjet e një ndërtimi prej druri që po bëhej në atë zonë, në momentin kur gjetën valixhen sportive.
Me ta hapur, ata u tmerruan nga zbulimi makabër që sapo kishin bërë dhe menjëherë lajmëruan policinë. Mbetjet trupore u dërguan menjëherë pranë Mjekësisë Ligjore.
Një pedagog i Mjekësisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë shkuan në vendin ku u gjet trupi i pajetë, ndërsa prokurorët në Halle-Vilvoorde nisën hetimet, të urdhëruar nga gjykata. Hetimet u fokusuan kryesisht në identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së tij.


Si u identifikua viktima



Xhuliano ishte një shtetas shqiptar, por nuk specifikohet nëse është shtetas i Republikës së Shqipërisë apo i ndonjë vendi jashtë kufijve. Identifikimi i trupit të pajetë u mundësua nga një tatuazh. Ajo që dihet është fakti se, 22-vjeçari ka vite që jeton në Belgjikë, të paktën që kur ishte 18 vjeç, pasi policia vendase e kishte thirrur për një ngjarje, për të cilën madje ai u dënua. Bëhej fjalë për një sherr me shokun e tij, të cilin e kishte rrahur me shkop futbolli. Për këtë ngjarje, ai u dënua fillimisht me 30 muaj burg, por më pas gjykata vendosi dënimin me shërbim prove për të. Ndërkaq, me ta kaluar këtë ngjarje ai mesa duket kishte vendosur të ndiqte studimet e larta dhe këtë vit ishte regjistruar në vitin e parë të Universitetit Libre, në Bruksel, ku studionte për Drejtësi. Por policia belge e kishte arrestuar në vitin 2014, pasi kishte rënë në gjurmët e një grupi kriminal, që trafikonte kanabis. Prokuroria nuk arriti të gjente prova, ndaj e la të lirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi