Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster

Shko poshtë

Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster Empty Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 5:03 pm

Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster
» Dërguar më: 19/06/2009 - 06:49

Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster

Brikena Shllaku-Artemida Çollaku




Dhjetë ditë para zgjedhjeve parlamentare, hidhet në erë kryetari i Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleksandër Keka. Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me eksploziv, trupi i 34-vjeçarit është copëtuar dhe ka “fluturuar” mbi rrugë, duke ngelur si gjurma më tronditëse e krimit në këtë fushatë të ndezur elektorale. Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik, ndodhi në orën 09:45, në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grizhë. Aleksandër Keka ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Mitsubishi Pajero” me targë SH 2125E (në pronësi të vëllezërve Bitani), nga Kopliku për në drejtim të qytetit të Shkodrës, kur u ekzekutua gjatë një atentati të parapërgatitur dhe paramenduar mirë.
ATENTATI
Pasi ka pirë kafen e mëngjesit në një nga lokalet në qendër të qytetit të Koplikut, kreu demokristian për rrethin e Malësisë së Madhe është nisur për në qytetin e Shkodrës. Ky do të ishte udhëtimi i fundit për Aleksandër Kekan. Ndërsa i është afruar Urës së Rrjollit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Sipas dëshmitarëve okularë, makina ishte duke lëvizur me shpejtësi normale, kur u dëgjua shpërthimi dhe pjesët e saj metalike u shpërndanë gjithandej në rrugë. Më pas, një shpërthim akoma më i madh, dhe automjeti i dalë jashtë rruge është përfshirë nga flakët. Fat tragjik për kryetarin e degës së Partisë Demokristiane. Ai nuk i ka mbijetuar dot atentatit, duke ikur nga kjo jetë para kohe dhe lënë jetim tre fëmijë. Vetëm pak metra larg makinës që ka shpërthyer ka qenë një tregtar rom rrobash të përdorura, i cili po udhëtonte drejt Shkodrës me një triçikël. Ai, i tmerruar ka parë trupin të dalë nga makina, flakët e zjarrit dhe retë e dendura të tymit.
POLICIA
Rruga nacionale Shkodër-Hani i Hotit ka qëndruar e bllokuar që nga ora 10:00 deri rreth orës 15:00. Bllokimi i të vetmes rrugë kalimi ka krijuar kaos në qarkullim. Postblloku i parë i policisë pengonte kalimin e çdo automjeti. Në orën 15:00, kur radha e makinave ishte bërë e pafund, rruga u hap, por me një kusht; asnjë makinë nuk duhet të ndalet në vendin e ngjarjes, askush nuk duhej të fotografonte zonën teksa udhëtonte. Në një rreze disa metra nga vendi i shpërthimit u vendosën shiritat bllokues të policisë, ndërkohë që ekspertët vazhdonin punën. Për shkak të ardhjes së disa ekspertëve dhe ribërjes së ekspertizës së vendit të krimit, trupi i pajetë i 34-vjeçarit ka qëndruar në rrugë i mbuluar me një çarçaf të bardhë deri në orën 14:00, derisa ambulanca e mori për ta çuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

You can read english version of this article in www.balkanweb.com

Ndoka: Topalli, e implikuar në vrasje

Vrasja e kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleks Keka është një akt i rëndë terrorist, që e ka zanafillën nga gjuha e përdorur nga monstra Topalli”. Kështu është shprehur kryetari i PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë të dhënë në NEËS 24. Duke vazhduar me akuzat ndaj kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Ndoka u shpreh se “ajo ka disa ditë që zhvillon një fushatë shumë të egër, në çdo fshat, në çdo shtëpi”. Por, kreu i PDK-së e ka shtuar listën e përgjegjësve, që sipas tij kanë pasur dorë në eliminimin e kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe, duke futur në këtë listë edhe deputetin e zonës. “Kam përshtypjen se ajo është e implikuar në këtë ngjarje së bashku me deputetin e kësaj zone dhe me tre persona të tjerë. Ajo ka vjellë vetëm vrer dhe është bërë publike edhe nga media”, - u shpreh Ndoka. Kreu i demokristianëve u shpreh se askush nuk e kishte menduar se situata do të degjeneronte deri në këtë pikë. “Ne asnjëherë nuk gjykonim se do të shkonte deri tek aktet terroriste, që do t’u merrnin jetën qytetarëve”, - u shpreh Ndoka. Sipas tij, ky është një akt i pastër politik dhe se një gjë e tillë është bërë pas panikut që e ka zënë nënkryetaren e PD-së, pasi Keka së bashku me kandidatin për deputet të PDK-së, kishin fituar terren dhe do të fitonin zgjedhjet për atë zonë. Ndoka nuk ka lënë pa akuzuar edhe policinë, e cila sipas tij, është e ndikuar politikisht. Ai hodhi poshtë deklaratën e bërë nga policia e Shtetit, sipas së cilës, Keka ishte me precedentë të rëndë penalë, që kishin si qëllim narkotrafikun si dhe trafikun e minave me telekomandë. “Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që kjo është një polici që drejtohet nga politika. Është përfshirja e politikës në këtë akt terrorist dhe kjo politikë ka ndërhyrë edhe për të bërë një deklaratë të tillë”, - u shpreh Ndoka. Sipas tij, Keka “ishte një njeri i respektuar, një biznesmen i ndershëm; ishte një njeri i besuar dhe ngjalli panik tek PD-ja së bashku me Mark Lumajn, kandidati i PDK-së në këtë zonë, dhe ata çdo ditë po fitonin territor dhe kjo e ka terrorizuar këtë parti”, - nënvizoi Ndoka. Kreu i PDK-së bëri të ditur se Keka ishte kërcënuar dhe këtë ia kishte pohuar edhe atij vetë. Sipas Ndokës, kërcënimet ndaj Kekës ishin bërë të shpeshta pas deklaratave në Shkodër të kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli, për të shpërfillur PDK–në në këto zgjedhje parlamentare. “Keka u kërcënua vazhdimisht nga eksponentë të PD-së. Për këtë le të përgjigjet policia, pasi ajo ka çdo informacion”, - thotë Ndoka. Kreu i demokristianëve rrëfen se bisedoi me Kekën vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “E mora më pas në telefon, 3 herë, por ai nuk m’u përgjigj. Zilja binte, por telefoni i tij duhet të kishte rënë diku. Pastaj mësova për ngjarjen, mbërrita menjëherë në vendngjarje. Dukej gjithçka se kishim të bënim me një akt të pastër terrorist”, - pohon Ndoka.


GAZETA SHQIPTARE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster Empty Vrasja e Kekës, hetuesit në vështirësi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 5:27 pm

Vrasja e Kekës, hetuesit në vështirësi



Vritet kreu demokristian. Ndoka: Ekzekutim politik, Topalli eshte monster ALEKS

SHKODËR- Burime konfidenciale nga grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së Aleks Kekës thonë se hetimet vështirësohen për shkak të deklaratave politike. Sipas tyre, janë disa pista hetimi. Ndonëse asnjë prej tyre nuk bëhet publike. "Nuk kemi përjashtuar asnjë pistë, thonë ekspertët, siç është ajo e vrasjes për shkak të pozicionit si kryetar i PDK në Malësinë e Madhe, vrasje për shkak të konflikteve apo vrasje për shkak të punës si pronar firme, etj."
Janë thirrur të gjithë personat që kanë patur kontakt me viktimën gjatë 24 orëve të fundit të jetës. Dëshmitë e tyre janë konsideruar si shumë të vlefshme por deri tani policia nuk tregon për asnjë të dyshuar si autor ose autorë të krimit. Edhe familjarët kanë bërë deklarimet e tyre në polici, pasi janë thirrur nga kjo e fundit. 48 orë pas atentatit me eksploziv që iu bë kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, ende policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij akti që shënohet si ndër incidentet më të rënda të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas policisë lokale të Shkodrës janë shoqëruar dhe pyetur disa persona, por ende nuk ka një emër konkret. Partitë politike kanë bërë thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes e cila ka sjellë jo pak tension në këtë fushatë zgjedhore.
Shpërthimi i automjetit me të cilin po udhëtonte i vetëm kreu i demokristianëve të Malësisë së Madhe, ndodhi rreth orës 10.30 të ditës së enjte në aksin rrugor Shkodër-Koplik. 34 vjeçari Keka ka humbur jetën menjëherë, thuhet kështu nga policia, e cila mbërriti në vendngjarje ndërsa automjeti ishte akoma në flakë. Në vendin e shpërthimit ekspertët e policisë po vazhdojnë hetimet. Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, është shprehur se "Kjo është një vrasje politike, Aleks Keka nuk kishte asnjë konflikt dhe se ai ishte i angazhuar tërësisht në fushatën elektorale të PDK-së, për zgjedhjet e 28 qershorit". Aleks Keka, përveç se si kreu i demokristianëve të Malësisë së Madhe, njihej edhe si biznesmen në fushën e ndërtimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi