Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E çuditshme: Të “rinjtë” e PDK-së më patriotë se komandantët. A ishte kjo taktika për dështimin e Speciales?!

Shko poshtë

E çuditshme: Të “rinjtë” e PDK-së më patriotë se komandantët. A ishte kjo taktika për dështimin e Speciales?! Empty E çuditshme: Të “rinjtë” e PDK-së më patriotë se komandantët. A ishte kjo taktika për dështimin e Speciales?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2015 10:59 pm

E çuditshme: Të “rinjtë” e PDK-së më patriotë se komandantët. A ishte kjo taktika për dështimin e Speciales?!


E çuditshme: Të “rinjtë” e PDK-së më patriotë se komandantët. A ishte kjo taktika për dështimin e Speciales?! Foto-kushtrim-ternava-pdk10
Jun 27, 2015


Votimi i djeshëm i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, përmes të cilit i hapej rruga themelimit të Gjykatës Speciale ishte i çuditshëm. Derisa ish- komandantët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare që janë pjesë e PDK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e disa të tjerë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, deputetët e “rinj” të PDK-së që votuan kundër, dolën të jenë më patriotë se sa udhëheqësit e luftës, dhe njëkohësisht se sa shefat e tyre të partisë.
Megjithatë, një burim i Gazetës Blic i afërt me procesin e themelimit të Gjyktës Speciale ka thënë se kjo mënyrë e votimit të deputetëve të PDK-së nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është parë edhe si një taktikë e partisë më të madhë në vend, që të dështoj kjo gjykatë.
Ky burim ka treguar se si ndërkombëtarët kanë shtruar dilemën se si është e mundur që deputetët e kësaj partie që mund të jenë të akuzuar potencial ta votojnë këtë gjykatë, derisa deputetët tjerë që as nuk kanë qenë fare pjesë e UCK-së dhe nuk mund të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë të votojnë pro.
“Është shumë e çuditshme kjo mënyrë e votimit”, tha ky burim.
Askush nga PDK nuk ka dashur të merret me atë se përse dështoi kalimi i amendamentit për themelimin e Gjykatës Speciale.
Janë trembëdhjetë deputetë të PDK-së, ata që e dështuan themelimin e kësaj gjykate. Shtatë prej tyre votuan kundër, dy abstenuan dhe katër të tjerë, nuk morën pjesë fare në votim. Shumica prej këtyre deputetëve janë të “rinj” dhe një pjesë e tyre nuk kanë qenë fare pjesë e luftës së UCK-së.
Deputetët e PDK-së që votuan kundër Gjykatës Speciale janë: Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama dhe Raif Çela.
Ndërsa kanë abstenuar deputetja Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj.
Ndërkaq, Gazeta Blic dje kishte raportuar se si katër deputetë tjerë të PDK-së nuk morën fare pjesë në votim, duke vepruar ngjashëm sikurse opozita, e ata janë: Blerta Deliu Kodra, Nuredin Lushtaku, Bekim Haxhiu- Kamishi dhe Salihe Mustafa.
Ndërkohë, vetëm tre deputetë të PDK-së: Fadil Demaku, Nait Hasani dhe Ganimete Musliu janë ata që në vazhdimësi kanë deklaruar se do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme maratonike, pas shumë debateve e tensioneve, dështoi që ta miratoj amendamentin kushtetues, përmes të cilit do t’i hapej rruga themelimit të Gjykatës Speciale./ Gazeta Blic
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi