Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto)

Shko poshtë

Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto) Empty Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 02, 2015 8:20 pm

Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto) 2-korriku-840x420



Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto)

Në ditët në vazhdim do të shfletojmë albumin e pasur të fotoreporterit Ilaz Bylykbashi që kanë shënuar ngjarjet më të rëndësishme në periudha të ndryshme kohore në kroniken kohore prej 20 vjetësh.

Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto) 11655198_10153121615939495_1883556672_n
Botapress, 2 korrik Sot e njëzet e pesë vjet më parë, para në Prishtinë nisi të shkruhet historia e re e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për Liri e Pavarësi. Më 2 korrik të vitit 1990 deputetët e legjislaturës së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, pasi u penguin të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, u mblodhën para hyrjes kryesore të Kuvendit dhe pasi nënshkruan të gjithë, e shpallën Deklaratën Kushtetuese të Kuvenditë Kosovës. Kjo ngjarje me rëndësi është shënuar edhe nga fotoreporteri I Rilindjes Ilaz Bylykbashi. Ai në arkivën e tij ka të ruajtura fotografitë nga kjo ngjarje të cilat po I botojmë për të rikthyer edhe njëherë kujtesën tonë në atë kohtë të zhvillimeve të rëndësishme për vendin tonë në përpjekjet për liri dhe pavarësi. Në ditët në vazhdim do të shfletojmë albumin e pasur të fotoreporterit Ilaz Bylykbashi që kanë shënuar ngjarjet më të rëndësishme në periudha të ndryshme kohore në kroniken kohore prej 20 vjetësh.
Dëshmi kohe: 2 Korriku i vitit 1990 në syrin e fotoreporterit Ilaz Bylykbashi (Foto) 11652179_10153121616034495_2023994319_n


Kjo është deklarata Kushtetuese që u shpall më 2 korrik të vitit 1990

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë: DEKLARATËN KUSHTETUESE MBI KOSOVËN SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTË NË KUADËR TË FEDERATËS (KONFEDERATËS) TË JUGOSLLAVISË SI SUBJEKT I BARABARTË ME NJËSITË E TJERA NË FEDERATË (KONFEDERATË) 1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë. 2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar. 3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare). 4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente. 5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë. Prishtinë, më 2 korrik 1990. Delegatët nënshkrues të Deklaratës:” (Pasojnë nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë, boshnjakë e turq. Të nesërmen, më 3 korrik, Deklaratën e ka nënshkruar edhe një delegat). Teksti burimor, i hartuar nga akademiku Gazmend Zajmi, ka pasur edhe pikën 6, me këtë përmbajtje: “Me këtë Deklaratë abrogohet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e 10 korrikut të vitit 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, e cila u nxor në emër të vullnetit të popullsisë së Kosovës, e pa vullnetin e saj”, mirëpo komisionet përkatëse të Kuvendit konsideronin se me vetë miratimin e kësaj Deklarate abrogohej automatikisht edhe Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit. Me këtë ndryshim u pajtua edhe autori, tash i ndjeri Gazmend Zajmi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi