Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës Empty Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 11:28 pm


Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës

Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës HkDSC02461_m


Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e shpallën Deklaratën e Pavarësisë më 2 Korrik 1990, sot iu priten në ambientet e Qeverisë nga zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi. Në këtë takim u tha se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 u shpall në gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor, që kishte vendosur Beogradi, dhe si kundërpërgjigje e rrënimit kundërkushtetues e me forcë. Ky akt u konsiderua si bazë për shtetin e Kosovës në kuptimin historik, juridik dhe demokratik.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të Kuvendit, të cilat ua kishin mbyllur me urdhër serb nga Beogradi.

Në përvjejtorin e 21 të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se 2 Korriku i vitit 1990 është gurthemel, mbi bazat e së cilës u ndërtua pavarësia e Kosovës.


Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, si Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990, Referendumi për pavarësi i shtatorit 1991 dhe zgjedhjet e para parlamentare e prsidenciale të 24 majit 1992 të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, shenojnë kthesën historike në lëvizjen demokratike gjithëpopullore kosovare për liri e pavarësi, të viteve ’80-’90 të shekullit të kaluar.

Megjithatë në këtë takim u kërkua rregullimi i statusit të delegatëve nga viti 1990.

Në 21 – vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, Kosova e lirë nga 12 qershori 1999, pas luftës së UÇK-s dhe ndërhyrjes së NATO-s, dhe shtet sovran nga 17 shkurti 2008, kur Kuvendi e shpalli pavarësinë, është e njohur nga 76 shtete anëtare të OKB-së. Është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e Bankës Botërore (BB)



Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës Kuci_delegatet2-7_1

Kuçi: 2 Korriku i vitit 1990, është gurthemel i pavarësisë së Kosovës Kuci_delegatet2-7_2

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi