Vetëm Thaçi nuk i premtoi Nuland themelimin e Gjykatës
Vetëm Thaçi nuk i premtoi Nuland themelimin e Gjykatës
Vetëm Thaçi nuk i premtoi Nuland themelimin e Gjykatës
Të gjithë udhëheqësit institucionalë që i takoi Victoria Nuland u shprehën pro themelimit të Gjykatës Speciale, përveç Hashim Thaçit i cili tha se me diplomaten amerikane vetëm ka biseduar për dhomat speciale.
Presidentja Atifete Jahjaga në takim me ndihmës-sekretaren e shtetit të SHBA’së, Victoria Nuland i tha kësaj të fundit se Gjyata Speciale do të themelohet shumë shpejt.
“Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti në përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe se pret që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale për t'i adresuar akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe për të shmangur që një hap i tillë të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së”, u tha në njoftimin për media nga Presidenca, pas takimit Jahjaga –Nuland.
Një zotim për themelimin e Gjykatës Speciale, Nuland e ka marrë edhe nga Kryeministri Isa Mustafa.
“Kryeministri Mustafa dhe Ndihmës Sekretarja Nuland biseduan edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe rëndësinë e madhe që ka për Kosovën themelimi i tyre, pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare si dhe për të ecur përpara në integrimet euroatlantike. Në këtë kontekst, Kryeministri Mustafa theksoi se Republika e Kosova do t’i marrë të gjitha obligimet që ka dhe do të ecë sigurt në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në takim në Nuland, tha se Kosova ‘do ta kapërcej të sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”.
“Në takim u theksua nevoja e ecjes përpara të shtetit të Kosovës, në integrimet evroatlantike dhe për këtë, znj.Nuland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së. Po ashtu znj. Nuland shprehu nevojën që shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut me Serbinë dhe gjykata speciale. Duke u ndalur në këtë të fundit, Znj. Nuland theksoi se është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi të ecë përpara, ndërsa kryetari Veseli theksoi se Republika e Kosovës do të kapërcej këtë sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”, u tha në njoftimin pas takimit.
Ishte vetëm zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ai që nuk i premtoi Zëvendëssekretares Victoria Nuland themelimin e Gjykatës Speciale.
“U takova me Zëvendës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon përfshi procesin e dialogut në Bruksel, Forcat e Armatosura, krijimin e dhomave të veçanta si dhe zhvillimin ekonomik. Kosova dhe SHBA-të kanë partneritet strategjik bazuar në vlera të përbashkëta. HTH (Foto: A.Ibrahimi)”, ka shkruar Thaçi në Facebook, për takimin.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lista Srpska: PDK e Hashim Thaçit bëri obstruksione për mos themelimin e Gjykatës
» Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës
» Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si!
» Vetëm Thaçi mund të më shkarkoj
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës
» Thaçi: Partneri ynë, LDK-ja, u trondit nga vendimi i gjykatës
» Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si!
» Vetëm Thaçi mund të më shkarkoj
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi