Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si!

Shko poshtë

Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si! Empty Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 29, 2015 1:28 pm

Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si!
Hashim Thaçi e “kurdisi” mosvotimin e Gjykatës Speciale – Ja se si! Largea_bislimi-thaci-bs1435563749


Kryetari i PDK-së, ka mundësi ta ketë “kurdisur” mosvotimin e Gjykatës Speciale vetëm e vetëm që pas disa ditësh kur ajo të votohet përsëri të shpallet hero para ndërkombëtarëve.
Kështu ka thënë në një reagim të tij anëtari i bordit, të Ligës Shqiptare Amerikane, Faton Bislimi. Ai ka shtuar se Thaçi me këtë “kryevepër” po dëshiron të nxjerrë favore prej bashkësisë ndërkombëtare.
"Pasi lexova se cilet deputete te PDK-se nuk e kane votu Gjykaten Speciale (7), cilet kane abstenuar (2) dhe cilet nuk ishin prezente ne seance (4), e pashe se krejt kjo "shuplake e dhene per bashkesine nderkombetare" mund te jete nje "kryeveper" e rradhes e Hashim Thacit per te nxjerre me shume favore nga po keta miqte nderkombetare per veten e tij dhe disa te tjere afer tij.
Dmth, ka mundesi qe me bekimin e Thacit, disa te PDK-se kane votu kunder, disa kane abstenu e disa s'kane qene prezente. Tani ai iu premton nderkombetareve se do te beje gjithecka ta krijoje Gjykaten por i duhen disa "garanca" nga ta per disa te tij.
Dhe vjene votimi i rradhes dhe ata te PDK-se qe kane munguar seancen e kalume vijne e votojne pro (pra +4 vota) edhe njeri nga keta qe kane abstenu nderron menje e voton pro (+1) dhe Thaci apet hero i madh para nderkombetareve qe "beri cka beri" dhe e themeloi Gjykaten Speciale me 80 vota pro!
Hajde demokraci hajde...", shkruan Bislimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi