Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kanuni i Labërisë” prezantohet në Vlorë

Shko poshtë

“Kanuni i Labërisë” prezantohet në Vlorë Empty “Kanuni i Labërisë” prezantohet në Vlorë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 21, 2009 5:48 pm

“Kanuni i Labërisë” prezantohet në Vlorë (26 maj 2007)


“Kanuni i Labërisë” prezantohet në Vlorë Kanuni-laberise(Foto Gjatë prezantimit të librit “Kanuni i Labërisë”)

“Ditët e librit në Vlorë” vazhduan me paraqitjen para lexuesit të librit “Kanuni i Labërisë”, mbledhur dhe kodifikuar nga profesori i shkencave juridike Ismet Elezi.


Juristi Ismet Elezi dhe “vepra e jetës së tij” – dëshmi e kulturës ligjore të trevës së Labërisë
Gjatë këtij aktiviteti që u zhvillua në sallën e Teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, të shtunën më 26 maj, referuan sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria” – z. Xhemil Çeli, kryetari i degës së Shoqatës “Labëria” të qytetit të Vlorës – z. Sejmen Gjokoli, z. Halo Abazi, profesor Bardhosh Gaçe dhe autori i librit – juristi Ismet Elezi.





Takimin e hapi botuesi Fatmir Toçi, i cili e cilësoi “Kanunin e Labërisë” si “veprën e jetës” të prof. Ismet Elezit. “Ky libër është kodifikimi i gjithë asaj trashëgimie që ka kaluar gojë më gojë e brez pas brezi, është dëshmia e unitetit tonë zakonor krahinor. Ne kemi bërë, muajt e mëparshëm, prezantimin e këtij libri edhe në qytete të tjera: në Tepelenë, Himarë, Tiranë, etj., jo për të evakuuar të kaluarën, por për të vënë në dukje se shqiptarët e Labërisë i janë nënshtruar në të gjitha kohërat ligjeve të brendshme të komunitetit të tyre deri në momentet e krijimit të shtetit ligjor.” – tha ai midis të tjerash.


Si z. Xhemil Çeli ashtu edhe z. Sejmen Gjokoli apo z. Halo Abazi, theksuan në mënyrë të veçantë rëndësinë e këtij botimi si dëshmi e një kohe tjetër, kohës kur ligjet e kanunit shërbenin si Kushtetutë e Labërisë. E cilësuan atë një monument kulturor e historik të trevës së Labërisë.


Profesor Bardhosh Gaçe e cilësoi “Kanunin e Labërisë” si një monument të trashëgimisë kulturore të trevës së Labërisë.
Vlorë 26 maj 2007



Marre nga: http://www.toena.com.al/toena/Public/Veprimtari/_Kanuni_i_Laberise_prezantohet_ne_Vlore.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi