Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu”

Shko poshtë

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu” Empty Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:58 pm

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu” Marca

Madrid, 6 korrik - Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Real Madridit, para 80 mijë tifozëve, të pranishëm në stadiumin Bernabeu. Aktualisht, futbollisti më i mirë në botë, kaloi testin mjekësor gjatë paradites para se të kompletonte transferimin në vlerë 94 milion euro nga Manchester United. Tifozët e klubit mbretëror kanë pritur gjatë gjithë ditës në Bernabeu, në mënyrë që të sigurojnë një ulëse për ta parë Ronaldon, i cili do të bart fanellën me numër 9. (Foto: Marca)


Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu”

“Bernabeu” në delir...

U prezantua edhe thesari i fundit i projektit të Florentino Perezit, portugezi Cristiano Ronaldo, i cili përjetoi një eksperiencë të paharrueshme në zyrtarizimin e tij. Stadiumi “Santiago Bernabéu” ishte i mbushur deri në të dendur, rreth 70.000 shpirtëra të ngjitur me njëri-tjetrin. Ai shpërtheu në ovacione të papara teksa Florentino Perez, pasi falënderoi turmën e tifozëve për ndihmën e tyre, tha në mënyrë lineare këto fjalë: “Ka ardhur dita dhe ora tashmë që ne të mirëpresim banorin më të ri në shtëpinë tonë. Sot kemi marrë tek Reali Cristiano Ronaldon.”

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu” 111ronaldo

Dhe në cast del nga tuneli i mitikut madrilèn, i veshur me fanellën e bardhë merenguese, me numrin “9” në anën e pasme, Kristiano Ronaldo, emri i të cilit jehoi gjatë, nëpër koret e tifozëve të pranishëm në stadium, që bërtisnin: “Po, po, po, Ronaldo tashmë është këtu.”
Pasi takohet me dy nga legjendat e njohura të Realit të Madridit, Di Stefano dhe Eusebio, lojtari më i ri galaktik merr fjalën, tepër i emocionuar, jo vetëm për faktin se është lojtari më i paguar në historinë e futbollit, por edhe nga mikpritja. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Tashmë shoh që m’u përmbushush ëndrra e fëmijërisë, e cila ishte që të luaja me Realin e Madridit. Unë nuk e prisja që stadiumi të mbushej plot vetëm për mua, kjo është e mahnitshme, nuk gjej fjalë ta përshkruaj.”

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu” +ronaldo%201111

Në këtë mënyrë, për portugezin, fituesin e “Topit të Artë” në vitin që shkoi, historia filloi të shkruhet! Dje, Kristiano Ronaldo ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe është prezantuar si blerja rekord e Realit të Madridit, që shpenzoi 93 milionë euro (130 milionë dollarë) për ta marrë nga Mançester Junajtid. 70.000 tifozë të Realit ishin të pranishëm në “Santiago Bernabeu” për t’i dhënë mirëseardhjen portugezit, i cili do të përfitojë 13 milionë euro në vit për gjashtë sezonet e ardhshme. Kristiano Ronaldo do të mbajë fanellën me numrin 9 dhe vjen si mbajtësi në fuqi i “Topit të Artë”.
Prezantimi i 24-vjeçarit është krahasuar me atë të Diego Armando Maradonës, i cili u prit nga 75 mijë tifozë të Napolit kur shkoi nga Barcelona në vitin 1994. Klubi që dëshiron të paguajë klauzolën për blerjen e Ronaldos do të duhet të paguajë 1 miliardë euro.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu” Empty Re: Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:58 pm

Prezantohet Kristiano Ronaldo, 70.000 tifozë të pranishëm në “Bernabeu” +tabela%202222
Tabela e lojtarëve më të shtrenjtë në botë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi