Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto)

Shko poshtë

Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) Empty Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 04, 2015 1:29 am

Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto)


Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) Largea_11846792_1053188474722038_8060737276234567744_n1438640169


Punohet me mekanizim për pastrimin e rrugës në fshatin Poroj, gjegjësisht në pjesën e rrugës në afërsi të pompës së benzinës Studjesa Petrol, mekanizimi nuk është i mjaftueshëm për pastrimin e plotë të rrugës, dhe per momentin priten ndihmat në mehanizim nga Komuna e Gostivarit si dhe Nderrmarja Publike Rrugët e Maqedonisë. Pas intervenimit të ekipeve te EVN u bë kyçja e sërishme me rrymë elektrike në fshat. Për momentin Policia ka blokuar rrugën prej te Stadiumi i qytetit, dhe veturat të cilat nuk janë nga fshati Poroj kthehen pas nëpër rrugët alternative. Ka demë të konsiderueshme materiale, dhe egziston rreziku i shembjes së urës ne fshatin Poroj. Situata për momentin është ndër kontroll dhe priten përforcime si ne mehanizim ashtu edhe në forcë punëtore të arrijnë në çdo moment.


Rruga e Banjës


Eshte pastruar plotësisht pjesa fillestare deri ne pjesën mbi hidrocentralin e EVN Maqedoni. 300 metra nga fillimi i rrugës një pjesë e rrugës është e demtuar dhe e shembur. 17 automjete janë bllokuar në pjesën e sipërme të rrugës, kurse njerëzit janë evakuuar nga zona e rrezikut.
Reçicë e Madhe

Kjo është një ndër zonat më të goditura nga reshjet e sotme, ku me rastin e inpesktimeve nga vendi i ngjarjes edhe nga ana e kryetares Arifi, 3 lagje janë të bllokuara nga gurrët e medhenjë që janë sjellur nga vërshimet e ujit. Ekipet e EVN po punojnë në teren dhe për një kohë të shkurtër pritet kthimi i rrymës elektrike në fshat. Shumë shtëpi kanë edhe dëme të konsiderueshme materiale me çrast do të formohet edhe komisioni qeveritar i cili do të bëjë inspektimin si dhe dëmshpërblimin e dëmtimeve të pronave të qytetarëve të kësaj ane. Për momentin edhe pse përflitet, nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ende nuk kemi konfirmim zyrtar për humbje në njerëz.


Fshati Shipkovicë


Edhe në këtë zonë ka dëmtime të mëdha nga rreshjet e shiut. Pjesa e rrugës që shpie në qendër të fshatit është e zhbllokuar dhe pritet që gjatë natës ekipet punuese me mehanizimin përkatës të bëjnë edhe pastrimin e rrugës e cila shpie në fshatin Brodec. Për momentin gjithashtu po dërgohen ndihma në ujë të pijshëm, ushqim si dhe qirinjë, pasiqë nga EVN informuan se kjo pjesë e komunës brenda natës do të mbetet pa energji elektrike. Informatat nga tereni flasin për dëme të mëdha materiale.
Shtabi i Emergjencës i formuar nga Komuna e Tetovës po vëzhgon me virgjilencë situatën në vendet e rezikuara ku ka edhe ekipe andaj edhe apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gadishmëri, duke ndihmuar të gjithë ata që në këtë situatë kanë nevojë për ndihmë!

Gjithashtu lusim qytetarët që të evitojnë përdorimin e ujit për pije, deri nesër kur pritet të bëhet verifikimi me anë të analizave nga organet kompetente, nëse i njëjti është në gjendje të rregullt për sa i përket pastërtisë.
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë apelojmë të paraqiten në numrin 193 – Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu kemi informata se nesër në mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë do të shtrohet situata me demët që pasuan nga rreshjet në komunën e Tetovës, me çrast do të formohet edhe komision qeveritar për vlerësim dhe mbulim të dëmeve që kanë pësuar pronat e qytetarëve të kësaj ane.



Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 11822348s4577530181_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 1121406s650221_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 1182s78048_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 11223489_1s100968_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 1105s1848102_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 118000s93628_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 1175537s8548102_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 11204s075903367_n
Komuna e Tetovës e vetme punon maksimum sonte në Tetovë (Foto) 118000s46393_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi