Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nushi Istrefi - JUVE

Shko poshtë

Nushi Istrefi - JUVE Empty Nushi Istrefi - JUVE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2015 12:02 am

Nushi Istrefi - JUVE 10896961_901789159866405_2220880787307106446_n



Nushi Istrefi - JUVE
Kushtuar udhëheqësve shqiptarë te politkës dhe fes


Unë shohë zërat e juaj!.
Ndigjoj nga ata në heshtje britma.
Mbas ne peshore Ajrin,
Që juve ne te shponi vrima !. 


Juve që përqafoni Djallin,
e ëndrrave tona ju vut zjarrin.
Juve që për vehten betë pallate t'arta, 
e neve na shtroni gaca t'zjarrta, 
dhe na mbuloni me krane t'thata.


Me fjal rrënuat bjeshkët
Plisit i vut strehë hijezimi dhe vrima "freskimi"
Juve i vut flakën Lumit dhe mblodhet "Shiun"ne xhepa!.


Sot ju Rrezët e Diellit i privatizuat,
Qe te na i falni nesër me tatime.
Ju sotë na ndalët freskin e erës, 
me shamje e ofendime.
Që nesër të knaqeni nga të mjerët,
që vuajn e s'mund të bëjn mallkime.


Ne vallen e të vdekurve
Kengës i vodhen notat
E lutjeve mbrapsht ua kthyet shkronjat!


Juve që qethët dhe rruat shqiponjën
Detit i ngrit dallgët për vehtën.
Drunjët e frutave i rrënuat 
E bët fije shkrepse me koka te skuqura,
Nga gjaku i shumë zemrave që dixhen me urdhër.


Mbjellët Lekun për t'korrë Ullinjët
Me rrënjë që mbetën mbi tokë
Dje ishit n'konflikt edhe me Demonin
E tani doni ta privatizoni edhe Zotin!.


Pojatën e mbushur me Ujqë,
E ruajn delët dhe qëngjat.
Ura te pa kalueshme per këmbet!
Ne qiell bët tunele te errta,
per ata që duan te kerkojn dritë.


Po deshët vazhdoni akoma,
se trurin na bëtë implatat.
Dhe mendjën na gozhduat si Akupunktur,
me te rremët e Djallit!


Rrugët e qytetrimit me udheheqësit e xhungles,
që lëshojn ulurima neper godina!
Orangutan e Ninja
Dhe Pojatat Atomike që mbledhin bagtit per qelbsira!.


Tokë që po frigson gjithsin, 
qdo vjetë e qdo ditë,
nga Astronom me Anije pa Detë e pa dritë, 
Në lundrimin pa Busollë,
me Marinar oratorë,
e mercenar vullnetar!!!


Nushi
23/102013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi