Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA BAJAME HOXHA - ÇELIKU

Shko poshtë

POEZI NGA BAJAME HOXHA - ÇELIKU Empty POEZI NGA BAJAME HOXHA - ÇELIKU

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2009 2:08 pm

POEZI NGA BAJAME HOXHA - ÇELIKU











MENGJES



Mëngjes vese gjashtë qershori,

Dielli skuqi fushat me grurë atje,

Vajzë, krahëshpluar korrja grurin,

Ndersa ti fluturoje i lirë Nëpër re.



Mbrëmja erdh’e lodhur,muzgu s’të solli ty,

Të kërkova mes turmës, por ti s’qe aty,

Kishe humbur nëpër re,vertet i lumtur ishe?

Gjersa më mungove,sigurisht,një tjetër kishe ti…





O ENGJELL



Po çtë bësh,

Vriten puthjet, vriten dashuritë

Dhe gjithçka mbetet e mbuluar

Me pluhurin e harresës.

Tani unë dua të rilind

në krahët e tua, o engjëll i dashurisë,

furishëm buzëndezur dua,

të mbaj buzën tënde në buzët e mia,

Shpirtin e pasur nga flakërimi i tërbuar,

Tmerrësisht jam e dashuruar me ty,

Mbetem përjetësisht pranë teje e ndezur,

dhe e pervëluar nuk ngopem duke të puthur në sy.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi