Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku

Shko poshtë

Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku Empty Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:55 pm



Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku U1_BajameHoxhaDY PIKA LOTI

Dy pika loti u dukën
në syrin tënd të zi,
I putha
por buzët më mbetën aty!

VARGJET E MIA

Oh,sa vargje kemi thurrë,
me ritme zemre, me kthjelltësi...
Si të ligës iu bëre urë,
u trete,humbe në padrejtësi?

Po ku shkuan,po ku vanë
vargjet e mia plot trishtim,
atje ku lotët e mia u thanë,
kampeve ku mbeti dhe shpirti im...

DUA

Dua të hap krahet,
të perqafoj lëndinat,
t'u marr aromën luleve,
shqerrkave, blegërimat.

Dua të hap zemrën,
për ty, ja tani,
dua të puth ëndrrën,
dhe ty, kushedi.

PO QAN MUA APO VETEN

Endërr jam a zhgjëndër jam,
Hap sytë e shoh verdallë,
sytë me lot s'ti kisha parë,
pse sot erdhe për të qarë?

Më qan mua apo veten,
kush nga ne të dhemb më shumë?
zemra ime larg e tretur,
apo zemra jote gur?!

NENES

S'duroj dot asnje fije floku të bjerë e të rendojë

mbi shpirtin e nënës sime të dlirë,

ajo që ishte aq e bukur,

aq e ëmbel,

që bukurinë e saj e struku nën shaminë e bardhë,

gjithë bardhësi,

ajo heroinë e kohes së kalbur,

që s'i mori dot jetës një ditë të bukur,

më ishte shumë e shtrenjtë nëna,

ajo permbante heshtjen perzier me dhimbjen,

dhe dashurinë njerëzore në ditët e lenduara,

nëna ime,edukatorja ime e butë,

vetë zoti e kishte zbritur nga qielli

të paisur me të gjitha virtytet,

per të edukuar njerëz paqësorë,

sot mua, vajzës së saj,

me vershon rrembyeshem ,

edukata,

fjala e urtë e saj,

ju të gjithë nuk e njohët nënën time,

s'ia njohet asaj shpirtin e vrarë,

ia dogjen unazën me gurë diamanti,

dhe ajo dhimbje nga më të thella ndjeu,

goditje të pa numërta,

por mbijetoi me shpirt të plagosur,

ndoshta dhe me ndonjë përbuzje nga pas,

nëpër kampe përqëndrimi,

ku çdo ditë e rraskapitur fundosej, fundosej,

në mjerimin e kohës kolerë,

nënë,

tani doren time me btësi,

e shtrij mbi vavarrin tënd dhe bisedoj me ty,

ti vetëm më dëgjon, por s'më pergjigjesh dot,

sepse ti m'i ke thënë të gjitha, të gjitha,

por një fjalë të vetme unë

dua nga ty,

o nëna ime sot.

Nënë,

e vetmja dashuri e vërtetë,

lotin që po të lë mbi mermer,

ktheja me buzëqeshje si dikur,

bijës tënde që mbi varr të gjunjëzohet sot

dhe lutet,

tek lan varrin tënd,

duke derdhur mbi të lot,

lot,

lot,

të them:

zgjohu,

më thuaj një fjalë,

më jep një këshillë, o nënë

jepi bijës tënde një porosi

unë bija jote,

kam nevojë per këshillën tënde dhe tani...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi