Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkohet dorëheqja e Sheremet Ahmetit

Shko poshtë

Kërkohet dorëheqja e Sheremet Ahmetit Empty Kërkohet dorëheqja e Sheremet Ahmetit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 10:07 pm

Kërkohet dorëheqja e Sheremet Ahmetit

Pajaziti: Janë angazhuar hetuesit më të mirë të policisë për rastin e vjedhjes në dhomën e provave të PK-së. Depetutët kërkojnë që autorët e vjedhjes së rëndë në polici të nxirren para drejtësisë.



Kërkohet dorëheqja e Sheremet Ahmetit ---kuvendi
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, duke shtuar se ai duhet të largohet nga posti për mospërmbushjen e përgjegjësive që i takojnë.

Përderisa ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Zenun Pajaziti vetëm pohoi se janë marrë masa të shumta në koordinim me institucionet e vendit e ndërkombëtare për zbardhjen e vjedhjes së rëndë në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës (PK), por nuk ka dhënë ndonjë informatë të re.Por ai theksoi se për zbardhjen e këtij rasti janë angazhuar ekspertët më të njohur të policisë. Pajaziti ka siguruar deputetët se do të ketë rezultate konkrete. "Jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar", tha Pajaziti dhe theksoi se rasti i vjedhjes në dhomën e dëshmive ka dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës. Ministri Pajaziti, theksoi se ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmeti që rasti të trajtohet me prioritet absolut dhe ka autorizuar drejtorin për formimin e një task force dhe se rasti është nën mbikëqyrje të një prokurori ndërkombëtar.Nga kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rrustem Mustafa është kërkuar prapë shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Sheremet Ahmeti, duke i kujtuar këtij të fundit përgjegjësitë e tij menaxheriale në rastet e tjera që kanë ndodhur edhe me vrasjen e disa personave në Kosovë. Ndërkaq Adem Grabovci, në emër të grupit parlamentar të PDK së dhe Eqrem Kryeziu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkuan që autorët e vjedhjes së rëndë në polici të dalin sa më parë para drejtësisë. Shefi i grupit parlamentarë të AAK së, Ardian Gjini tha se rasti ka të bëjë me krimin e organizuar dhe sipas tij, nuk ekziston vullnet politik për zbardhjen e këtij rasti. Pas këtij debati zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në emër të qeverisë, konfirmoi se edhe pozita edhe opozita në Kosovë kanë për qëllim të tregojnë vullnetin politik sesi të sundojë rendi dhe ligji në Kosovë. Skandali në polici ka ndodhur gjatë natës mes 24 dhe 25 prillit, kur janë vjedhur rreth 48 kilogramë heroinë, mbi 3 mijë euro dhe një shumë parash në valuta të huaja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi