Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Ahmetaj: DORËHEQJA!

Shko poshtë

Musa Ahmetaj: DORËHEQJA! Empty Musa Ahmetaj: DORËHEQJA!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 07, 2010 3:08 pm

Musa Ahmetaj: DORËHEQJA! 20760_101348653228988_100000615616829_37320_5540950_n

Musa Ahmetaj: DORËHEQJA!



Gjithë ata që lobuan
Dhe ndihmuan fushatën
Tashti nuk lenë të qetë
As ditën e as natën

Secili prej tyre
Kërkesa parashtrojnë
Madje edhe afatet
Me gojë i përcaktojnë

Gjithëhere kam menduar
Çdo mbrëmje do te kemi festë
Por nuk kaloi shumë kohë
E tërë familja në protestë

Si e para shtabit zgjedhor
Gjithëkend atëhere e lusja
Prandaj tash mbaje premtimin
Nuk ka arsyetim thotë nusja

Marrëveshje kam pasur
Të mbledhë vota nga qyteti
Pastaj per mua të pasojë
Një diplomë universiteti

Me javë te tëra thotë vajza
Kam shpërnda broshura
Vetë më keni premtuar
Të më kryhet doktoratura

Reja siq më duket
më solidare tregohet
Kërkesë e vetme e saj
banesë t’i sigurohet

Djali me gojë e me duar
Si gjithëherë decidiv
Në të gjitha tenderët
Dua të jem më aktiv

Në fund merr fjalën
Nëna ime plakë
Kjo shtëpi e jona loke
U mbush tym dhe flake


Nuk më bënë punë mua
Spitali, xhamia as teqja
I vetmi shpëtim për mua
Sa më parë dorëheqja. !?....

06.02.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi