Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: 9 të vdekur nga përplasja në metro

Shko poshtë

SHBA: 9 të vdekur nga përplasja në metro Empty SHBA: 9 të vdekur nga përplasja në metro

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 10:09 pm

SHBA: 9 të vdekur nga përplasja në metro

Dy trenat u përplasën pasdite, rreth ores 5 pikërisht në kohën kur njerëzit ktheheshin nga puna dhe trenat ishin mbushur udhëtarë. Është aksidenti më i rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në sistemin e transportit të kryeqytetit amerikan.



SHBA: 9 të vdekur nga përplasja në metro ---shba%209
Nëntë persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën nga një përplasje trenash të sistemit të metrosë në Uashington.
Qindra zjarrfikës po vazhdojnë kërkojnë në vagonat e dy trenave. Autoritetet e përshkruajnë përplasjen si një "aksident me shumë viktima".

Nëntë njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 70 janë lënduar nga përplasja e dy trenave nëntokësorë në kryeqytetin e SHBA, Uashington.
Përplasja ka ndodhur në kohën më të frekuentuar.
Zyrtarët thanë se njëri tren u përplas te tjetri, i cili ishte ndaluar, por arsyeja e përplasjes ende nuk është bërë e qartë.
Kryebashkiaku Adrian Fenti tha se kjo ishte përplasja më e rëndë në historinë 33 vjeçare të sistemit të metrosë në Uashington.
Zyrtarët federalë dhe lokalë po hetojnë aksidentin.
Qindra zjarrfikës po vazhdojnë kërkojnë në vagonat e dy trenave. Autoritetet e përshkruajnë përplasjen si një "aksident me shumë viktima". Një tren u përplas dhe më pas hipi mbi trenin tjetër. Vagonat u çanë dhe u përlasën me njëri-tjetrin. Punonjësve të shpëtimit iu desh që t'i prisnin disa nga trupat dhe t'i nxirrnin nga trenat me mjete të posaçme. Disa orë pas aksidentit, autoritetet thanë se të paktën gjashtë prej të plagosurve ishin në gjendje të rëndë; 14 u shtruan në spital dhe 50 të tjerë u kuruan në vendgjarje për plagosje dhe dëmtime të lehta. Një nga personat që humbën jetën ishte makinistja e njërit prej trenave.
Xhon Kato, Menaxher i Përgjithshëm i Sistemit të Transportit të Kryeqytetit u tha gazetarëve se treni i parë ndaloi duke pritur që të kalonte më parë një tren që ishte në stacion, kur treni i dytë, për arsye ende të panjohura, u përplas me të nga mbrapa.
"Është një ngjarje jashtëzakonisht tragjike dhe ne do ta hetojmë deri në fund për të zbuluar se çfarë ndodhi".
Debi Kerseman e Bordit të Sigurisë të Transportit Kombëtar u tha gazetarëve se përparësia tani është shpëtimi dhe gjetja e viktimave. Kjo do të pasohet nga një hetim i hollësishëm, përfshirë FBI-në, agjencinë e saj dhe zyrtarët lokalë.
Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barak Obama dhe gruaja e tij Mishelë dërguan ngushëllimet për viktimat.
SHBA: 9 të vdekur nga përplasja në metro TRE
Sistemi i metrosë së Uashingtonit përdoret nga qindra mijëra banorë të Uashingtonin, Virxhinias dhe Merilendit si edhe nga vizitorë nga e gjithë bota. Përplasja e fundit vdekjeprurëse në sistem ishte në vitin 1982, kur tre persona humbën jetën kur një tren doli nga shinat gjatë një stuhie me dëborë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi