Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Abdullahu:Diplomacia e hienës

Shko poshtë

Faton Abdullahu:Diplomacia e hienës Empty Faton Abdullahu:Diplomacia e hienës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 10:22 pm

Diplomacia e hienës

Faton Abdullahu
Pse Evropa sot duhet edhe ta ndëshkojë Serbinë? (2)

Realisht, zor të perceptohet se brenda një afati të shkurtër disa vjeçar, Serbia mund të demokratizohet aq dhe deri në atë shkallë, sa ta kuptoj dhe pranojë drejtë realitetin e ri në Kosovë, çka pashmangshëm shtron edhe njohjen e Kosovës nga ajo. Fundja, kjo i pëlqej apo jo Serbisë, ajo do të jetë e shtrënguar ta pranoj këtë realitet. Por si duket ende jo, jo tani për tani, jo në këtë fazë. Dhe këtu vijmë deri tek thelbi i problemit që duam ta shqyrtojmë. Çfarë të bëhet në këtë fazë, kur Serbia po trajtohet me keqardhje, kur po i premtohet shumë, kur po ndihmohet, politikisht dhe ekonomikisht, por kur ajo ende është larg demokracisë e edhe më larg që ta pranoj Kosovën shtet. Kjo fazë është shumë e rëndësishme për Kosovën, por edhe goxha brengosëse. Sepse brenda kësaj periudhe të re, Serbia, po vazhdon të sillet me Kosovën dhe ndaj Kosovës, thuajse nuk i është ndezur drita jeshile për perëndim, por për lindje, për ndonjë koalicion të ri politiko-ushtarak me Rusinë e Bjellorusinë, ajo sillet ndaj Veriut të Kosovës dhe ndaj të gjithë serbëve në Kosovë, thuajse në Beograd në krye të Qeverisë është ekstremisti Shesheli apo radikalisti Nikoliq. Kosova po pëson nga Serbia pandalshëm. Ajo thërret zyrtarisht serbët që t’i bojkotojnë institucionet tona, t’i bojkotojnë zgjedhjet, ajo shtrinë ndikimin e saj thellë dhe gjithanshëm në Veri, ajo bënë diplomaci prej hienës kundër nesh, ajo bënë edhe shumë çka tjetër që mbase edhe nuk dihet plotësisht, krejt këto kundër stabilitetit dhe paqes në Kosovë. Për këtë Serbia vazhdon të mos ndëshkohet, nuk ka masa kundër kësaj politike agresive, bile nuk ka as edhe kritika konkrete e të ashpra pothuajse nga askush. Mu për këtë asaj as që i shkon mendja ta ndal politikën destabilizuese ndaj Kosovës. Mendoj se do të ishte e gabueshme për ne vetëm të presim derisa qasja e re evropiane ndaj Serbisë e “marrjes me të mirë” të akumulohet e që më pas të fitohet e drejta morale, për presione të reja ndaj saj. Jo, jo sepse mund të bëhet shumë vonë për Kosovën paqen dhe stabilitetin e saj. Nëse Serbia bënë politikë dualiste, një ndaj Evropës e një tjetër ndaj Kosovës, kësaj Evropa me qëllim që ta mbroj Kosovën, mund dhe duhet t’i kundërvihet ngjashëm me logjikën e karotës dhe shkopit. Prandaj qeveritarët tanë nuk duhet të presin, duhet të reagojnë ashpër dhe menjëherë me kërkesën e dizajnuar mirë e faktuar gjithanshëm, drejtuar vazhdimisht evropianëve, që nëse nga Serbia nuk po kërkohet me trysni njohja e pavarësisë, atëherë së paku të kërkohet nga ajo që ta ndal menjëherë politikën destabilizuese ndaj Kosovës. T’i propozohet BE-së dhe të tjerëve edhe një qasje tjetër ndaj Serbisë, si vërejtje, por edhe ndëshkim për politikën e saj joevropiane. Për Prishtinën zyrtare kjo qasje duhet të ketë karakterin e veprimit të vazhdueshëm, e ngritjes në çështje, e bërjes pjesë e mekanizmit qeveritarë si çështje prioriteti i stabilitetit të vendit dhe interesit tonë nacional. Mund të bëhet shumëçka në këtë drejtim, shpresojmë që zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do tua marrin energjinë qeveritarëve atje ku e si nuk duhet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi