Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore

Shko poshtë

Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore Empty Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 04, 2015 7:37 pm

Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore


Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore Largea_erd25251446635581


Nuk kanë qenë vetëm turqit në zgjedhjet parlamentare në Turqi. Në Stamboll kanë qëndruar gjatë fushatës elektorale edhe disa anëtarë të Partisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga ministri Ferid Agani.
Një numër prej 22 anëtarësh nga radhët e Vizionit Rinor dhe të Gruas të PD-së kanë qëndruar në Stamboll, për t’iu ndihmuar siq ka thënë nënkryetari i PD-së Jeton Svirca, kandidatëve me prejardhje shqiptare.
“Nuk kemi pasur rol të veçantë përveç bashkëpunimit të mirë ndërpartiak veçanërisht të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas të PD-së. Po ashtu PD ka mbështetur kandidatët me prejardhje shqiptare të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit”, tha Svirca për KosovaPress.
Kandidatët e partisë së Erdoganit me prejardhje shqiptare sipas Svircës janë Hysein Byrge, Rifat Saip dhe Gylaj Daljan.
Nënkryetari i PD-së nuk e ka mohuar afërsinë që partia e tij ka afërsi me partinë e Erdogan në Turqi. Sipas tij partia në pushtet në Turqi e ka dëshmuar vazhdimisht se e përkrah fuqishëm shtetin e Kosovës.
“Partia në pushtet e ka dëshmua r në vazhdimësi se e përkrah fuqishëm shtetin dhe popullin e Kosovës. Në emër të Qeverisë dhe shtetit turk. Popullit turk. Gjithsesi shqiptarët janë faktor kyç. Siç e dini Turqia është edhe faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë. Prandaj raportet e mira me shtetin turk e në këtë rast me partinë në pushtet i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon”, thotë Svirca.
Ai më tej ka bërë të ditur se PD-në në Turqi gjatë fushatës e ka përfaqësuar një delegacion i përbërë nga 22 anëtar nga radhët e Vizionit Rinor dhe të Gruas, të cilët siç theksoi Sfirca kanë pranuar me kënaqësi ftesën e kandidatëve me prejardhje shqiptare në partin e Erdoganit për të ju ndihmuar në fushatën e tyre.
Ndryshe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP) e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e 1 nëntorit.


Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore Edr0411
Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore Edr04111
Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore Edr04112
Partia e Ferid Aganit ndihmon partinë e Erdoganit gjatë fushatës zgjedhore Edr04113
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi