Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai

Shko poshtë

Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai Empty Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2015 11:39 am

Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai


Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai Largea_paris171711447574571


Personi që së bashku me dy sulmues të tjerë ka shtënë ndaj njerëzve në teatrin "Batacan" në Paris, është Francezi 29 vjeçar, Omar Ismail Mostefai, i cili vinte nga qyteti Courcouronnes, 25 kilometra në jug të Parisit.
Ai kishte jetuar në qytetin Chartres deri në vitin 2012.
Mostefai shkonte rregullisht në xhaminë në Luce, që ndodhet afër Chartres, raporton AFP.
Ai ka pasur histori kriminale, pasi kishte kryer krime të vogla por asnjëherë nuk ishte arrestuar nga policia franceze. Shërbimi i sigurisë së Francës, në vitin 2010 ka konsideruar se ai është i radikalizuar, por ai asnjëherë nuk ishte përfshirë në një hetim kundër terrorizmit.
Vëllai i Mostafeit thotë se ai nuk ka pasur kontakte më të për vite të tëra, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, por ai thotë se është i befasuar që vëllai i tij ishte radikalizuar.
Omar Ismail Mostefai është njëri nga gjashtë fëmijët e familjes Mostefai, të cilët erdhën nga Algjeria.
Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris ku janë vrarë 129 persona. Mostefai ka qenë njëri nga tre sulmuesit në teatrin Bataclan, ku janë vrarë më shumë se 100 persona. Ai së bashku me dy sulmues të tjerë, pasi kanë shtënë ndaj njerëzve në teatër, teksa kanë hetuar se policia ka ardhur në vendngjarje, kanë hedhur veten e tyre në erë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi