Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIS BUKURICA DHE BRENGA JONË

Shko poshtë

LIS BUKURICA DHE BRENGA JONË Empty LIS BUKURICA DHE BRENGA JONË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 12:05 pm

LIS BUKURICA DHE BRENGA JONË 12243042_10205466124436623_7129658573245998503_n



LIS BUKURICA DHE BRENGA JONË


LIS BUKURICA DHE BRENGA JONË BBn23vs

1.
Vriten diku 132 veta. 99 veta në spital në gjendje shumë të rëndë dhe afër 320 me lëndime më pak të rënda. Dhe ti pikëllohesh për atë tragjedi ndaj njerëzve të pafajshëm. (Në SHBA taksisti musliman i pafajshëm qanë se nuk hipte askush në taksinë e tij.)
Shfaqet tjetri nga Prishtina dhe thotë: pse nuk merreni me Kosovën, por me Francën. Pse nuk dilni në protesta, pse humbni kohë? Unë thotë ai, nuk vej kurrë flamur të huaj, as të SHBAsë, as të Libanit, etj. por vetëm flamurin kuq e zi.

Dhe kështu përpiqet të tregojë madhështinë e tij dhe shfaqet poaq radikal sa edhe ata terroristët. Ai mund të çaraveshet, mund ta refuzojë edhe SHBAnë, sepse ka ushtrinë amerikane brenda, që i grantojnë lirinë për të sharë edhe Amerikën.

Ai nuk e pranon botën ndryshe nga bindjet e veta. Dhe ai mendon se ka aftësi të japë mësime, duke qenë vet në atë derexhe. Ky mirëpo është deputet i VV, që adhuron flamurin shqiptar, por shkruan e flet gjuhën shqipe ashtu si një mafioz italishten. Dmth. ky refuzon, përbuzë gjuhën shqipe, por adhuron bashkimin.

Ky dhe soji i tij, pasi të qërojnë hesapet me kundërshtarët e vet, do hanë njëri tjetrin. Ne mund të qortojmë prindërit tanë për injorancë, por nuk mund të qortohet SHBA, që të garanton mbijetesën si qenie njerëzore. Ndryshe këta trima, brenda ditës, do të ngrihnin çadrat në Kukës apo Bllacë...





2.

Një komb politikisht është i parrugëdalje dhe i pashpresë, kur Qeveria është një prani formale në vetshërbim dhe kur ka një opozitë katastrofale. Prezenca e këtyre dy katastrofave, hedh në depresion një popull, që përpiqet ta gjejë ardhmërinë e vet, sa më larg tyre.

Ata duke përbuzur njëri tjetrin, duke parë njëri tjetrin si armik dhe në shërbim të huaj, vetëm vulosin mjerimin e një vendi. Si të parët, ashtu edhe të dytët, jetojnë dhe fitojnë mirë duke pohuar se po punojnë për popullin që vazhdimisht pakësohet.

A nuk arsyetohej edhe Serbia kështu në vitet e 90? Të jesh vërtetë i lirë dmth. të braktisësh edhe metodat e pushtuesit, por këta tanët, me mendësinë serbe, përçajnë popullin më mirë se Serbia dje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi