Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato - MARRRËZIA E ZHDUKJES SË POPUJVE

Shko poshtë

Vullnet Mato - MARRRËZIA E ZHDUKJES SË POPUJVE Empty Vullnet Mato - MARRRËZIA E ZHDUKJES SË POPUJVE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 5:07 pm

Vullnet Mato - MARRRËZIA E ZHDUKJES SË POPUJVE 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_n

Vullnet Mato


MARRRËZIA E ZHDUKJES SË POPUJVE
Vullnet Mato - MARRRËZIA E ZHDUKJES SË POPUJVE 12243148_1642011772733807_2003245834631531252_n

Ku u burgos në vetmi Bonaparti i zhgënjyer,
pasi gjysmën e Evropës e ktheu varr për të vdekur?
Në cilin bodrum piu helmin Hitleri kryqethyer, 
që bëri qiellin e botës të vjellë vetëm hekur?...


Ku plasi dinamiti i zemrës së Millosheviçit serbomadh,
që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës?
Nga cili tunel doli i fshehur miu Sadam mustaqemadh,
që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës ?

Në ç’thellësi oqeani ushqeu peshkaqenët Bin Ladeni,
që zbrazi damarët e gjakut arab me kamikazët e tij?
Ku u zhvesh lakuriq për në varr kodoshi Kadaf koloneli, 
që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi?

Si nuk mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm,
kur popujt e pavdekshëm kërcënojnë herë pas herë,
se kali i marrosur i revanit të tyre të tmerrshëm,
të shpie domosdo e me siguri absolute në humnerë?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi