Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm'

Shko poshtë

Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm' Empty Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm'

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 8:31 pm

Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm'

Pregaditi Petrit Rudi
Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm' Largea_12239498_1195017327195116_4892151427759422828_n1447693373
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni përmes një postimi në facebok i është drejtuar liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt duke e ftuar atë që është koha që të ulën dhe të kuvendojnë prapë si në kohërat e kaluara.


Ja postimi i plotë:


Ramush, t’kujtohen kohnat kur kuvendojshim n’oda, n’familje, n’shoqata, n’klube, e qe besa edhe n’male, e n’bejshk’. N’ato kohna kemi andrrue ushtrin’ ton’, gjyqet tona, qeverin’, Kuvendin, kemi andrrue shtetin ton’.
Ka do vjet i kemi shumicën, e tjera jemi tuj i krijue. Mundet që nuk jan' ashtu qysh i kem’ andrrue, pra munden m’u kan’ ma t’mira, po jan’ tonat.
Do gjana nuk na shkuen qysh kem’ andrrue, po duhet me u ul burrash e me pa se çka nuk ka shkue si duhet. Pra, asht’ koha t’kuvendojm’ prap’. Asht’ koha me t’ngue, por edhe me m’ngue, e m’i ngue edhe tjer’t. Po me ngue pa tim, pa fishk’llye, dhe pa than gjith’ ato fjal’ t’rana. Jam besimplot se kem’ me u kuptue mir’ me njani-tjetrin. Qysh jem’ kuptue n’okupim e n’luft’, duhet me u kuptue edhe n’paqe.
Po njashtu, jam besimplot se tuj kuvendue burrash, mujna me e gjet pikën e pajtimit.
Ramush, na presin edhe shum’ pun’ me i krye, aq shum’ jan’ sa nuk mundet askush vet me i krye.
Na i duh’mi njani-tjetrit! Na i duh’mi Kosovës!
E kem’ bekimin e popullit me kuvendue aty ku asht’ vendi.: n'Kuvend t’Kosovës. Veç aty kem’ mund’si me krijue forc’, dhe me arrit fitore. Masandej kem’ mund’si me e dhes nga nji cigare, e me e çue nga nji got’ raki, e qe besa edhe me k’ndue, njashtu qysh e kem’ tradit me ju gzue fitoreve tona.
Ramush, mblidhi shokt e ejani t’kuvendojm’ aty ku e kishim t’ndalueme, dhe ku kem’ andrrue me kuvendue: n’Kuvendin e Kosovës!


Vllaznisht, Antoni!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi