Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anton Quni flet për listat e vrasjeve, ja çka thotë për ato

Shko poshtë

Anton Quni flet për listat e vrasjeve, ja çka thotë për ato Empty Anton Quni flet për listat e vrasjeve, ja çka thotë për ato

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 22, 2016 2:51 pm

Anton Quni flet për listat e vrasjeve, ja çka thotë për ato


Anton Quni flet për listat e vrasjeve, ja çka thotë për ato Auto_quni1477133578

Anton Quni


“Nëse Milaim Zeka mendon për listat që janë publikuar në media pas luftës, po. Atë listë e kam parë sikur të gjithë qytetarët e Kosovës. Tjetër listë nuk kam parë”, ka thënë ai.

Katër letrat e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi drejtuar ditë më parë Kryeprokurorisë së Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë hapur debat ndërmjet zyrtarëve të ndryshëm në vend.
Por, ajo që po bën bujë është letra e dytë e Thaçit, e cila ka të bëjë me zbulimin e krimeve të pasluftës dhe më vonë, në mesin e të cilave përfshihet edhe atentati kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova, që ndodhi në vitin 2005, shkruan "Bota sot".
Lidhur me këtë çështje, dy ditë më parë është përfshirë edhe gazetari Milaim Zeka. Ky i fundit, dy ditë më parë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur i bindur se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni e ka parë një listë me emra të atyre të cilët do të likuidoheshin, në mesin e tyre edhe ish-presidenti Rugova dhe Halil Bicaj.
“Anton Çuni, një luftëtar shembullor gjatë luftës, i cili ka qenë edhe komandant i Njësitit Special të UÇK-së në Koshare, bashkë me disa deputetë tjerë, thanë që “Thaçi ka informacione shumë për këto gjëra”?! Mirëpo, unë habitem pse Antoni bashkë me disa të tjerë nuk po flasin për informacionet që ata i kanë, jo Thaçi. Psh. Antoni, jam shumë i bindur që e di, edhe e ka pa një listë me emra të atyre të cilët do të likuidoheshin. Në mesin e tyre ka qenë edhe ish-presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka një nënshkrim të një ish shefi të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, shkroi Zeka në Facebook, duke thënë se këtë shkrim e ka bërë për të mos lejuar dezinformimin dhe devijimin e fakteve.
Por, i kontaktuar nga gazeta Bota Sot, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni thotë se ka parë listën sikur të gjithë qytetarët e tjerë të publikuar në media pas luftës.
Ai thotë se nuk e di nëse ajo listë është autentike, dhe se ai nuk ishte i afërt me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së  për të ditur diçka të tillë.
“Nëse Milaim Zeka mendon për listat që janë publikuar në media pas luftës, po. Atë listë e kam parë sikur të gjithë qytetarët e Kosovës. Tjetër listë nuk kam parë”, ka thënë ai për gazetën "Bota sot".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi