Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse s'u përmend ish presidenti (meritor) Ibrahim Rugova nga ASHAK-u?

Shko poshtë

Pse s'u përmend ish presidenti (meritor) Ibrahim Rugova nga ASHAK-u? Empty Pse s'u përmend ish presidenti (meritor) Ibrahim Rugova nga ASHAK-u?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 19, 2015 10:13 am

Pse s'u përmend ish presidenti (meritor) Ibrahim Rugova nga ASHAK-u?

Pse s'u përmend ish presidenti (meritor) Ibrahim Rugova nga ASHAK-u? Largea_ibrahim_rogova-pic051450472589


Në përvjetorin e dyzetë të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kishte personalitete të ndryshme shtetërore, të ftuar në këtë ceremoni, siç ishte Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e të tjerë. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami në këtë ceremoni u shpreh se ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe jetik në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kritikuan këtë institucion për shpenzim të parasë së qytetarëve, por kritika kishte edhe nga përfaqësues të partive politike opozitare, ku u shprehën se institucioni më i lartë i shkencës në vend, është në shërbim të konsumit ditor të politikës.
Por Kryetari i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës dhe njëherit profesori universitar Prof. Dr. Fadil Malokun, ka dhënë një kritikë tjetër. Ai ka thënë se si është e mundur që Kryeministri (në ikje!) apo edhe Presidentja ( në ikje!), të mos e thonë as edhe një fjalë për ish presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova. Për ironi, po ashtu kanë vepruar edhe anëtarët e akademisë, duke mos e përmendur askund ish anëtarin e po kësaj akademie, të ndjerin Dr. Ibrahim Rugova.


Në vijim gjeni postimin e plotë të profesor Malokut:

PSE S'U PERMEND ISH PRESIDENTI (MERITOR) IBRAHIM RUGOVA NGA ASHAK-u?


1. Si është e mundur që Kryeministri (në ikje!) apo Presidentja (e zarfit!), në fjalën e rastit në ASHAK-s, të paktën me një fjalë (!) të vetme, mos ta përmend Presidentin e parë historik dr.Ibrahim Rugovën!!! Çka, është edhe ma e keqe, i njëjti ka qenë edhe vetë AKADEMIK!!!
2.Personalitetin ikonë, përmes të cilit bota filloi ta mësoj gjeografinë e Kosovës!? Nga, Kryetari i ASHAK-ut, dhe nga akademikët tjerë (do senila e pleq që vetëm pagat e majme u interesojnë!) as që prita ta bënin këtë!
3.Bile, mbajë në mend kur kryetari H.S. me çfarë pieteti të lartë ia mbante "zhagun" të ndjerit Rugova! Sa shpejtë ndryshojnë njerëzit?



Ridvan Emini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi