Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Synimet e veprimtarisë së artit letrar për vitin 2016...

Shko poshtë

Synimet e veprimtarisë së artit letrar për vitin 2016... Empty Synimet e veprimtarisë së artit letrar për vitin 2016...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 27, 2015 11:18 pm

Synimet e veprimtarisë së artit letrar për vitin 2016...


Synimet e veprimtarisë së artit letrar për vitin 2016... Largea_3964e143-ae88-40bc-8e71-58874e14bddf1451225943


Të paraqitura në Përmbyllje të veprimtarive letrare për vitin 2015, më 26 dhjetor 2015, në ambientet e restorant “MBRETI” – it, në fshatin Lladovë, ku u plotësua Këshilli Drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu edhe me katër anëtarë të rinj (Fatushe Haliti, Zija Idrizi, Gjylshen Berisha e Lirijon Kadriu) si dhe u propozua Kryesia e re prej 11 anëtarësh anëtarët e rinj të Ars Clubit “Beqir Musliu”, si dhe anëtarët e Nderit të këtij asociacioni shkrimtarësh me seli në Gjilan, të cilët formalisht do të miratohen dhe nga Këshilli Drejtues ku do zgjidhet dhe Kryetari, Nënkryetari dhe sekretari i Ars Clubit “Beqir Musliu” për mandatin vijues katërvjeçar.
Për vitin 2016, mbesin të zhvillohen dhe përsosen mëtutje veprimtaritë tona tashmë që kanë krijuar identitet kulturor e letrar: Çmimi letrar “Beqir Musliu”, “Trekëndëshi poetik i paqës”, “Vjeshta letrare e Gjilanit”. Ruajtja dhe krijimi i urave lidhëse letrare me klube shkrimtarësh e vendesh të ndyrshme.
Afrimi, afirmimi, shpërfaqja dhe përurimi i vlerave të mirëfillta letrare. Bashkëpunimi dhe bashkëpjesmarrja në manifestime të mëhershme që tashmë kanë një traditë të gjatë si “Flaka e Janarit”, “Takimet e Dom Mikelit”, “Muza e Agimit” ,”Takimet letrare të Karadakut”, “Flakadani i Karadakut” , “Pranvera poetike durrësake” e, “Trirema poetike e Jonit” etj. Revista letrare – kulturore “AGMIA” si dhe botimet letrare përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.
Viti 2016-t, shënon dhe 20 vjetorin e shkuarjes në amshim të emblemës sonë të Klubit e të modernitetit shqiptar, Beqir Musliut, të cilin do ta shënohet me një serë veprimtarishë letrare-artistike.
Kështu, Këshilli drejtues i Ars Clubit “BEQIR MUSLIU” tash e tutje do të jetë ky: Nazmi Musa, Fatushe Haliti, Ilmi Musliu, Sadete Tërnava – Osmani, Gjylshen Berisha, Zija Idrizi, Lirijon Kadriu. Ndërsa, Kryesia e re e Ars Clubit “BEQIR MUSLIU” do të jetë me këta kandidatë: Nexhat Rexha, Albina Idrizi, Rrahim Sadiku, Ramadan Mehmeti, Naxhije Gashani, Tahir Arifi, Sarë Gjergji, Arsim Halili, Linditë Ramushi – Dushku, Muhamet Halili dhe Sabit Rrustemi, organizator dhe udhëheqës i gjer tanishëm, i cili, në përmbyllje të këtij manifestimi kulturor të “Vjeshtës letrare...”, tha se do të zotohemi të punojmë edhe më shumë se gjer më tani. 


T. Selimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi