Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Driton Tali: Ja kush është Danjean Arnaud, shefi i Hashim Thaçit në Rambuje!

Shko poshtë

Driton Tali: Ja kush është Danjean Arnaud, shefi i Hashim Thaçit në Rambuje! Empty Driton Tali: Ja kush është Danjean Arnaud, shefi i Hashim Thaçit në Rambuje!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2016 12:15 pm

Driton Tali: Ja kush është Danjean Arnaud, shefi i Hashim Thaçit në Rambuje!



Driton Tali: Ja kush është Danjean Arnaud, shefi i Hashim Thaçit në Rambuje! Largea_9-driton-tali-new1452294550

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali përmes një reagimi në Facebook ka dhënë detaje për Danjean Arnaud, i cili sipas njërit prej udhëheqësve të LPK-së, Ibrahim Kelmendit, ishte shef i Hashim Thaçit në Rambuje.
Tali në këtë shënim në Facebook jep informacione të reja në lidhje me Danjean Arnaud.
Postimi i tij i plotë:
Ibrahim Kelmendi, dje në një postim të vetin për z Hashim Thaçi dhe z Kadri Veselin (idhur me debatin për skeçin e Stupcave), kishte shkruajtur diçka që njohësit e rrethanave në Kosovë moti e thonë në forma të ndryshme.

Fjala është për këta dy udhëheqës (H.TH dhe K.V) të regrutuar nga sigurimi francez në fundvitet e 90’ta.
Z Kelmendi në mes tjerash shkruan “Irrituese ka qenë për mua rroli i Hashim Thaqit (Kadri Veseli duhet të ketë qenë argat naiv i Hashimit.), qysh kur jam informuar se “shok” e kishte francezin Danjean Arnaud, oficer i sigurimit sekret ushtarak francez. Pa pasur nevojë të rrëfej detaje, Miqve ndërkombëtar në Rambuje, në pyetjen e tyre pse vetëm Hashimi nuk po pranon me e nënshkrua marrëveshjen, ju kam thënë se nuk e lejon eprori i tij Danjean Arnaud, i cili është brenda në Kështjellë për ta komanduar Hashimin…”
Kush është z Arno Donzho (Arnaud Danjean)?
Donzho ( i lindur me 1971), në vitin 1995 i bashkohet DGSE (CIA’s franceze) dhe dërgohet me detyra speciale në Luftën e Bosnjes ku qëndron derisa nuk fillon Lufta në Kosovë. Për një periudhë kohore (1996-98) punoi edhe si staf i Ambasadës franceze në Sarajevë.
Pasi që Lufta në Kosovë intensifikohet (nga 1998), Donzho braktisi Bosnjen dhe koncentrohet i tëri në krizën kosovare.

Sipas disa informatave ishte edhe në Drenicë gjatë luftës (i shoqëruar nga z Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli) nën pseudonimin Domenik (Domenique).
Ishte edhe në Konferencën e Rambujes (ashtu siç e potencon edhe z Ibrahim Kelmendi), si “këshilltar” i z Thaçi.
Donzho, është i martuar me serben Jovana Marjanoviq, vajzë e një ishoficeri të sigurimit jugosllav i cili pas penzionimit (në sigurim) kyqet (si shumica e udbashëve) në diplomacinë jugosllave (si bie fjala në Algjeri).
Tashti, z Arno Donzho është anëtar i Parlamentit Europian, pjestar i Grupit të Partisë Popullore Europiane (Kristiano Demokrate).

Për sherbimet që ia bëri shtetit të vet (në Ballkan), u dekorua me medaljen “Ordre national du Mérite” (në vitin 2000, si 29 vjeçar???!!!).
Unë plotësisht pajtohem me z Kelmendi i cili kërkon që ‘“të formohet komision parlamentar për të hetuar ‘shoqërimin’ e Hashimit me Danjean Arnaud”’, sidmos për çështjen e ndarjes së Mitrovicës, ku në njërën nga protestat e mitrovicasve menjëhere pas luftës, shihen z Thaçi dhe z Vesli, s’bashku me disa oficerë francezë, duke e qetësuar masën e revoltuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi