Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit

Shko poshtë

Faik Krasniqi: SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit Empty Faik Krasniqi: SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 8:23 pm


Faik Krasniqi: SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit U1_FaikKrasniqi
SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit
Nga Faik Krasniqi
Kur rusët ''ç'liruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me slloganin:''unë të 'ç'lirova unë të q...''
Kështu është edhe puna e ''ç'lirimit'' të Kosovës nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bandat e tyre.
SHIK-u është një organizatë kriminale e formuar dhe e kontrolluar nga marksistë-leninistët e PDK-së me në krye enveristin Hashim Thaçin,stalinistin Kadri Veselin,titistin Xhavit Halitin -Zeka ,leninistin Azem Syla -Daja .
SHIK-u në Kosovë ka qenë dhe është organizatë ilegale. SHIK-u ka qenë dhe është organizatë kriminale ( me elemente të terrorizmit). SHIK-u kontrollohet nga njerëz që janë në pushtet.Gjithë veprimtaria e tij që nga fillimi e deri tash është në thelb veprimtari kriminale ( vrasje, rrëmbime, shantazhe, uzurpim i pasurisë, kontrabandë me armë e me qenie njerëzore, reketime dhe një mori aktivitete tjera kriminale).
Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u,populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë.Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër spiunëve të Serbisë.Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin shumë për të kaluarën (lexo të zezat)e këtyre patriotëve,pra që të mos u dilnin në shesh.
E ku ka ndodhur që populli gati-gati të urrejë ''ç'liruesit'' e vet,veçse në Çeki dhe Kosovë?
Edhe gjatë luftës shumë komandantë u vranë pas shpine dhe shumë të tjerë sot përballen me varfëri ekstreme.Pastaj këta ''ç'lirimitarët'' që ''ç'liruan'' Kosovën nga Hotel Tirana(15 katëshi) në Tiranë,privatizuan dhe vodhën gjithë Kosovën.
Themë hapur se nëpër të gjitha bordet e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha shtetërore janë kryekëput njerëz të SHIK-ut ilegal.
Kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike,politike,ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre ashtu siç po bën sot Florin Krasniqi.
Raportet ndërkombëtare për korrupcionin(pra hajni)krimin e organizuar,mungesën e lirisë së shprehjes,për varfërinë ekstreme etj, flasin mjaft për të zezat e këtyre ''ç'lirimtarëve'' të Kosovës.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi